Connect with Us

“Tiranës ia kemi marrë dorën”, Safet Gjici nuk përmbahet para sfidës me bardheblutë

Sport

“Tiranës ia kemi marrë dorën”, Safet Gjici nuk përmbahet para sfidës me bardheblutë

Publikuar

-

Ditën e premte në orën 18:00 do të luhet supersfida e Kategorisë Superiore, Kukësi – Tirana. Një ndeshje e cila këtë herë do të luhet për të përcaktuar se kush do të udhëheqi kampionatin në vazhdim. Interesi për ndeshjen është tepër i lartë dhe aq më tepër që luhet në një stadium modern si “Air Albania”. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka folur së fundmi në një intervistë për “FaxWeb”, duke treguar dhe pritshmëritë për ndeshjen, si dhe organizimin që po bëhen për të patur sa më shumë tifozë kuksian në stadium. Gjici e quan të vështirë ndeshjen me Tiranën dhe përcaktuese për ecurinë e skuadrës, ndërsa shton se ekipit të Kukësit i ka munguar prej kohësh lojtari i 12-të që janë tifozët.

“Gara është bërë e fortë në kampionat dhe Tiranës ia kemi marre dorën për të fituar Kampionati është i paparashikueshëm dhe për këtë arsye duhet të kemi kujdes, Duhet vlerësuar Tirana, pasi ndeshja e fundit na ka prekur sepse humbëm në limite.Teksa bëri një rezyme të fitoreve dhe humbjeve ai tha se kemi gabuar në disa ndeshje dhe kjo është e pafalshme

Duhet ta themi që na kanë munguar tifozët në këtë edicion. Po të luanim në shtëpi dhe me tifozët kuksian afër sot do të ishim 10 pikë më shumë. Sepse tifozët janë lojtari i 12 për një skuadër. Në ndeshjen e ardhshme duhet të jenë sa më shumë. Ne do të vendosim autobusa falas. Do shkojnë dhe do vijnë falas ndërsa tifozët duhet thjesht të blejnë një biletë këtu afër Bashkisë. Pika të tjera ka dhe në Kamëz. Tirana do të zhurmojë sipas informacioneve do të vinë shumë tifoza të Tiranës, sepse mendojnë se po ishin shumë do fitojnë ndeshjen. Për këtë duhet që tifozët kuksian të jenë sa më të shumtë. Ne gjithmonë kemi fituar me Tiranën dhe duhet të fitojmë dhe këtë herë. Nuk është ndeshje që përcakton realisht titullin kampion por tepër i rëndësishëm. Kukësianët që janë në Kukës, kuksianët që janë në Kamëz dhe ata që janë në Tiranë duhet të mbështesin ekipin për të arritur fitoren.

Tirana ka ekip të mirë dhe rezultatet e fundit janë domethënëse. 9 ndeshje 9 fitore janë nga rastet e ralla. Duhet vlerësuar maksimalisht Tirana, duhet vlerësuar dhe duhet të fitojmë ndeshjen në stadiumin e ri që do të zhvillohet ditën e premte në orën 18:00.

Kjo ndeshja e fundit na ka prekur pak se për 20 sekonda falëm barazimin. Kishim raste shumë të mira më parë me Abazaj. Duhet të them se ndeshjet duhet t’i vlerësojmë derisa të bjeri bilbili dhe jo të ham një gol në sekondat e fundit. Edhe pse gjithë ata mbrojtësa në fushë e pash që Ballshi u nënvlerësua. Arbitrimi ka të mirat dhe të kqijat e vetë. Arbitrat në përgjithësi kanë qenë korrekt, pavarësisht ka raste, por nuk duam të merremi me arbitrin sa duhet të merremi me veten tonë. Gabimet ndodhin jo vetëm këtu por edhe të huajt. Uroj që arbitrat deri në fund të kampionatit të gjykojnë mirë dhe të shkoj haka tek i zoti”, ka thënë Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: