Connect with Us

A i ndërhyjnë në formacion? Egbo jep përgjigjen e prerë

Sport

A i ndërhyjnë në formacion? Egbo jep përgjigjen e prerë

Publikuar

-

Tirana do të luajë një ndeshje të vështirë ndaj Kukësit, ditën e nesërme në “Air Albania” dhe Emanuel Egbo, ka dalë përpara mediave, për të folur për këtë takim. Ai shprehet se Halili nuk ndërhyn në formacionin që ai bën dhe se nuk ka presion nga deklaratat e tij pas sfidës me Skënderbeun.

Ndeshjet direkt me Kukësin, tifozët presin fitore? “Tifozët janë tifozë, ne jemi sportistë. Nuk duhet të mendojmë si tifozë. Duhet të futemi në fushë dhe të japim 100% tonë. Të treja rezultatet janë brenda. Do tentojmë të japim maksimumin dhe shpresojmë në fund të marrim atë që duam”.

Gjendja gripale, a do rikuperohen lojtarët e tjerë, pasi Ngo ishte disi më mirë? “Edhe tre të tjerët kanë bërë pak vrapim sot, mendoj që nesër ata do jenë gati për ndeshjen”.

Çfarë ka Tirana më shumë se Kukësi? “Kemi strategjinë tonë, duhet të kemi atë grintë, durim, mosdorëzim, sakrificë, atë duhet të bëj ekipi im. Nuk e di çfarë ka kundërshtari, pasi flas për ekipin tim”.

Ku do ta godisni Kukësin? “Ne e dimë si skuadër se çfarë do të bejmë. Nuk kam për të nxjerrë strategjinë time për nesër, ajo do duket në fushë”.

Presion nga deklaratat e presidentit? “Nuk ka asnjë presion. U takuam dhe u sqaruam. Ai ka reaguar pas ndeshjes, e kuptoj çfarë ka thënë. Ai nuk është se ka folur keq. Është çdo gjë brenda familjes, nuk ka asnjë presion dhe asnjë problem”.

Kukësi dhe Partizani, javë vendimtare për sezonin? “Kemi ndeshje me Kukësin, pastaj do flasim për ekipin tjetër. Nuk e di fare me kë e kam ndeshjen tjetër, kur të mbarojmë këtë me Kukësin, do shohim kalendarin dhe do të përgatitemi”.

Kritikat e presidentit do ndikojnë në formacion? “Nuk kam parë asnjë kritikë, nga ato që ka thënë presidenti. Jemi të qetë, dhe jemi një klub i qetë. Duke filluar nga presidenti deri të punëtori i fushës, jemi të qetë. Në fund të kampionatit do të bëjmë llogaritë tona”.

9 fitore dhe 1 barazim, a është motivim? “Normalisht, që janë të njëtët lojtarë që kanë marrë këto rezultate dhe kjo ka bërë të rritet: uniteti, harmonia, vetbesmi, uria. Ekipi ka krijuar një identitet që dhe barazimin e quan një rezultat jo të mirë. Kam besim te grupi, dhe çdo lojtar që futet kam besim se do japë maksimumin. Me ndihmën e Zotit do marrim atë që meritojmë”.

Kë do i hiqnit Kukësit? “Nuk dua të përmend emra fare. Unë si trajneri i Tiranës flas për ekipin tim”.

A ju ndërhyn Halili në formacion? “Jo”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: