Connect with Us

Dënimi i Jashanicës merr fund, por Skënderbeu është sërish në ankth

Sport

Dënimi i Jashanicës merr fund, por Skënderbeu është sërish në ankth

Publikuar

-

Dy vite të vështira mes pritjes, mundit, sakrificës dhe lotëve ishin këto për Bajram Jashanicën. Mbrojtësi është në ditët e fundit të mbylljes së dënimit që mori nga komisioni i antidopingut në shkurtin e 2018-ës dhe po pret me padurim rikthimin në fushën e lojës. Pavarësisht se data 22 shkurt përkon me shlyerjen e këtij pezullimi, frika është sërish prezente. Stafi teknik pret që ta aktivizojë kundër Teutës, e megjithatë është e varur nga një përgjigje që duhet të vijë nga Zvicra.

Lojtari fizikisht është 100% gati. U bë kohë që është bashkuar me ekipin dhe gjendja e tij duket mjaft e mirë, por ajo që i shqetëson më shumë bardhekuqtë është mungesa e një njoftimi zyrtar nga ana e organit më të lartë të futbollit europian. Pa marrë “viston” prej tyre, Skënderbeu nuk ka në plan që ta rrezikojë.

KËRKESA

Burime të sigurta bëjnë me dije për “Panorama Sport” se klubi prej ditësh ka dërguar një  shkresë në UEFA, ku ka kërkuar konfirmimin zyrtar për përfundimin e dënimit 2- vjeçar. Përgjigjja ende nuk ka ardhur në postën elektronike të korçarëve dhe kjo ka shtuar rrjedhimisht ankthin. Mungesa e kësaj përgjigjeje bën që Skënderbeu të jetë mes dyshimit dhe frikës për ta aktivizuar këtë të shtunë përballë durrsakëve, ndonëse dënimi mbaron në ditën e ndeshjes (pra 22 shkurt). Ata duan që të shmangin ndonjë penalitet të mundshëm, ndaj janë të vendosur që të presin fillimisht OK-in nga ana e UEFA-s.

FRIKA

Nisur nga kjo, Skënderbeu nuk ka vendosur ende nëse do ta grumbullojë Bajram Jashanicën për ndeshjen e së shtunës apo do ta shtyjë për një javë rikthimin e kosovarit në fushë. Ata janë duke u treguar të kujdesshëm, pasi një aktivizim i pallogaritur mirë do t’i kushtonte klubit jo vetëm humbjen në tavolinë, por edhe ndonjë dënim të mundshëm nga ana e UEFA-s. Kjo është situata dhe prapaskena e korçarëve që edhe mund ta shtynë rikthimin e Jashanicës me një javë më shumë, pavarësisht se në njoftimin e dënimit të futbollistit shlyerja mban datën 22 shkurt 2020.

Kujtojmë se mbrojtësi rezultoi pozitiv në testet antidoping të zhvilluara menjëherë pas ndeshjes me Jang Bojsin më 28 shtator të vitit 2017. Prej më shumë se dy vitesh mbrojtësi është joaktiv në futbollin e luajtur, madje më 14 shkurt 2018 ai pësoi edhe një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen kundër Teutës, që për koincidencë është edhe kundërshtari i kësaj jave. Sipas të gjitha planeve, ai pritet që të nisë të luajë nga faza e tretë e këtij kampionati.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: