Connect with Us

Guardiola shpërthen ndaj presidentit të Barcelonës/ “Mos e ngri shumë zërin”

La Liga

Guardiola shpërthen ndaj presidentit të Barcelonës/ “Mos e ngri shumë zërin”

Publikuar

-

Manchester City është pezulluar të marrë pjesë për dy vite në kupat e Europës, por sigurisht “Qytetarët” do ta apelojnë këtë dënim të UEFA-s dhe presin drejtësi në CAS. Vendimi i marrë është përshëndetur nga Barcelona, teksa ka folur presidenti Josep Bartomeu.

“E falënderojmë UEFA-n, që vitet e fundit ka qenë kaq e sigurt për të vazhduar më tej me rregullat e FFP (Financial Fair Play)”, është shprehur kreu i klubit katalanas, i cili së fundmi e ka parë veten nën akuzë për pagesa të bëra për të dëmtuar personalitet si Messi, Guardiola e të tjerë.

Në lidhje më këtë çështje, trajneri i City ka folur pas ndeshjes së fituar me West Ham United. “Unë nuk e di nëse ata më spiunuan. Nëse ka ndodhur, ata më njohin dhe nuk ka qenë e nevojshme të më spiunojnë”. Më pas ai ka komentuar edhe deklaratën e Bartomeu për pezullimin e City.

“Dhe nëse ata janë të lumtur që ne jemi pezulluar, i them presidentit të Barcelonës, na jepni të drejtën të apelojmë. Ne besojmë se kemi të drejtë dhe do të apelojmë. Por mos flit me zë shumë të lartë Barcelona. Këshilla ime, mos flit me zë shumë të lartë. Sepse gjithkush mund të përfshihet në situata të tilla”.

“Gjithsesi ne do të apelojmë dhe shpresojmë që në të ardhmen të luajmë në Champions League sërish ndaj Barcelonës. Kur dikush beson se ka të drejtë, ai do të luftojë deri në fund dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë. Është diçka e jashtëzakonshme të luftojmë për njerëzit tanë, që e mbështesin këtë klub. Ne do ta bëjmë diçka të tillë. Si një klub, si një ekip, do të luftojmë deri në fund”, u shpreh Guardiola.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Zbulohet prapaskena e bujshme, Messi dhe Ronaldo mund të ishin shokë skuadre te… Barcelona

Publikuar

-

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo rivalizojnë prej vitesh me njëri-tjetrin se kush është futbollisti më i mirë në planet. Të dy lojtarët kanë arritur suksese të jashtëzakonshme dhe rrallëkush ia ka dalë të qëndrojë për më shumë se një dekadë në nivele të larta. Merkato dhe transferimet e lojtarëve vendosen edhe nga detaje të vogla, […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tronditet bota e futbollit/ Futbollisti i Atletico Madridit ndërron jetë në një moshë fare të re

Publikuar

-

Një lajm i trishtë vjen nga Spanja ditën e sotme, me Atletico Madrid që ka njoftuar ndarjen nga jetë të 14-vjeçarit, që luante për moshat e “Los Colchoneros”. Christian Minchola Sanchez numëronte mbi 50 gola me moshat e Atleticos, por ditën e sotme është ndarë tragjikisht nga jeta. Klubi madrilen ka shprehur ngushëllime për familjen […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE