Connect with Us

Ka luajtur me të dyja ekipet, Pero Pejiç: Ja kush e fiton ndeshjen Kukësi-Tirana

Sport

Ka luajtur me të dyja ekipet, Pero Pejiç: Ja kush e fiton ndeshjen Kukësi-Tirana

Publikuar

-

Ka provuar të veshë fanelën e dy skuadrave. Me Tiranën ka fituar Kupën e Shqipërisë, ndërsa më vonë me Kukësin titullin kampion. Pero Pejiç, sulmuesi kroat që ka shkruar emrin në historinë e futbollit shqiptar, rikthehet të flasë në vigjilje të supersfidës mes nënkampionëve dhe bardhebluve.

Në një intervistë të dhënë enkas për newsport.al, 37-vjeçari jep prognozën për ndeshjen e nesërme, tregon me çfarë merret aktualisht dhe nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar Kukësin.

Analizon shkurtimisht Duron dhe Egbon-ë, ndërsa jep mendimin e tij sa i përket rezultatit të ndeshjes, që do të luhet në “Air Albania Stadium”.

– Pero, je larguar nga Shqipëria, por asnjëherë s’e largoni vëmendjen nga këtu. A e keni ndjekur kampionatin shqiptar?
Po, sigurisht. Kam kaluar në Shqipëri vitet më të bukura të karrierës sime që s’mund t’i harroj asnjëherë. E ndjek kampionatin prej shumë vitesh. Shqipëria është në zemrën time.

– Kukësi dhe Tirana po bëjnë një kampionat spektakolar. Ku ndryshojnë këto dy ekipe?
Si Kukësi dhe Tirana kanë bërë lojëra të mira në këtë sezon. Më pëlqen se si luajnë. Sipas mendimit tim, Kukësi është në avantazh për shkak se 5 vitet e fundit ka luftuar deri në fund për titullin kampion. Tirana ka pasur probleme të brendshme, por tani kanë treguar se janë kandidatë seriozë për titull.

– Ke provuar të veshësh fanelat e të dy skuadrave. Si është të luash për Kukësin dhe Tiranën?
Ka qenë periudha më e mirë kur kam luajtur me Tiranën. Me atë skuadër arrita të fitoj Kupën e Republikës, ndërsa me Kukësin morëm kampionatin. Me të dy këto ekipe kam kaluar mirë dhe s’mund të veçoj asnjërën.

– Nesër luhet një ndeshje titulli në “Air Albania Stadium”. Si e parashikon këtë sfidë?
Unë do e cilësoja si një ndeshje derbi. Në derbi gabimi më i vogël të kushton shumë.

– Egbon-ë dhe Duron, janë dy trajnerë që i njihni mirë. I besoni më shumë eksperiencës së Duros apo thjeshtësisë së Egbosë?
Një trajner i ri dhe një me eksperiencë. Egbo i Tiranës e kam njohur dhe është njeri i mrekullueshëm. Tani ka rezultuar se di të bëjë mirë edhe trajnerin. Shpëtim Duro ka provuar të jetë trajner në derbi dhe besoj se këtu do të jetë avantazhi i tij në ndeshjen e nesërme. Por, kurrsesi asnjëherë s’mund të mendohet se Kukësi do të fitojë.

– Kush mendon se do të jetë vendimtar?
Besoj se do të jenë futbollistë nga sulmi. Nga njëra anë Kale, Torasa, Hasani dhe Ngoo, nga Kukësi besoj se Shkurtaj dhe Abazaj do të jenë vendimtarë. Gjithësesi e theksoj sërish se kush gabon më pak do të fitojë.

– Tirana ka sulmin më të mirë, ndërsa Kukësi mbrojtjen më të mirë. Si mund të mposhten bardheblutë?
Tirana ka sulm të mirë. Kukësi në këtë situatë duhet të jetë i mprehtë dhe të shfrytëzojë si duhet çdo situatë që i jepet. Të kesh sulmin më të mirë, do të thotë që në prapavijë krijohen boshllëqe. Kësisoj, Kukësi mund të sulmojë përmes kundërsulmeve.

– Po Kukësi?
Tirana di të luajë mirë në sulm dhe besoj se nesër mbrojtja e Kukësit do të ketë shumë punë. Kale ka treguar mjaft cilësi e me teknikën e tij mund të krijojë raste flagrante për shokët e skuadrës.

– Veç Kukësit dhe Tiranës, po Partizanin e shihni në luftë për titull?
E kam thënë edhe më parë. Pavarësisht luhatjeve, Partizani është në luftë për titull. Ka organikë të pasur dhe futbollistë cilësorë.

– Sa ka ndryshuar Superliga që prej kohës që ju ishit pjesë e saj?
Nuk mund ta them diçka të tillë. Duhet një mendim i saktë dhe të shohësh çdo ndeshje me hollësi.

– Pas përfundimit të kursit të trajnerit, me çfarë po merreni aktualisht?
Po trajnoj 3 futbollistë 18 vjeçarë. Ata luajnë me Dinamon e Zagrebit, Hajdukun e Splitit dhe Lokomotivën e Zagrebit. Më pëlqen shumë puna e trajningut dhe do të shoh se çfarë do të bëj në të ardhmen.

– A do të mund t’iu shohim në një të ardhme në Shqipëri?
Nëse do të kem një ofertë interesante, pse jo? Safet Gjici më telefonoi 1 vit më parë për të qenë trajner. Ishte pikërisht koha kur unë isha në Tiranë për kursin UEFA A. Por, në atë periudhë s’isha i gatshëm të drejtoja Kukësin. Tashmë besoj se jam gati.

– Një rezultat final për takimin e nesërm?
Mendoj dhe besoj se fiton Kukësi 2-1.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Bruno Dita i “nxjerr bojën” ish-futbollistit të Skënderbeut, publikon videon duke luajtur… tallava

Publikuar

-

Nga

Bruno Dita në “Instagramin” e tij po mundohet çdo ditë të na e ngrejë sadopak humborin duke postuar herë pas here video mjaft interesante. Ditën e sotme mbrojtësi ka gjetur një video nga arkiva, kur ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Kaba Sambu shijonte dhe kërcente pak tallava nga Shqipëria. Mbrojtësi ka kaluar dy sezone te Skënderbeu, ku […]

LEXO TE PLOTE