Connect with Us

Kamberi lë pa fjalë trajnerin Gerrard, ja deklarata e tij

Kombëtare

Kamberi lë pa fjalë trajnerin Gerrard, ja deklarata e tij

Publikuar

-

Sulmi i Shqipërisë është duke u gatuar nga legjenda të futbollit dhe njerëz me eksperiencë të jashtëzakonshme në arenën europiane të futbollit. Të gjithë kemi folur për Rei Manajn që vazhdon të stërvitet te Barcelona e parë, për të vazhduar me Armando Brojën që u thirr së fundmi nga Frenk Lampard, Vrioni nga Sarri dhe Florian Kamberi që është nën urdhërat e Steven Gerrard.

Sulmuesi shqiptar ka lënë përshtyje fantastike te trajneri i Rangersit, që do ta hedh nga minuta e parë si titullar në ndeshjen e sotme për “Europa League”. Mes të tjerash, Gerrard shpreh në këtë mënyrë përshtypjen e tij për Kamberin:

“Kur ti merr shfaqje indiferente nga grupi dhe individ të caktuar, atëherë duhet të marrësh lojtarë që ndoshta po presin dhe po shtyjnë për një mundësi. Ka njerëz këtu që po bëjnë presion për të marrë atë mundësi dhe po stërviten në ritmet e duhura. Një prej tyre është Kamberi. Unë i thashë që të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, sepse po ndryshon ajrin këtu.

Me të vërtetë që jam mahnitur me të kur erdhi në fundjavë me atë paraqitje, kështu që do të ketë një mundësi për Kamberin, jam i sigurt. Nuk ka përvojë në Europë? Ndonjëherë kjo të ndihmon, se nuk ke frikë. Ai ndoshta e ka parë futbollin europian për një kohë shumë të gjatë dhe e mendoi: “Unë e dua atë mundësi”. Si trajner nuk e shoh dhe të them se ky ka luajtur 100 herë dhe ky tjetri 0 në Europë. Marrë atë që shoh çdo ditë dhe Kamberi po kërkon mundësi”, tha Gerrard. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Kola shfryn ndaj Edi Ramës: Një m*t bëre me premtimin e 100 ditëve

Publikuar

-

Nga

Ish-futbollisti i njohur i Tiranës Agustin Kola kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, i cili refuzoi të miratonte një paketë ndihme financiare për klubet e futbollit shqiptar për shkak të ndërprerjes së kampionatit prej pandemisë së koronavirusit. Nëpërmjet një deklarate, ish-sulmuesi i famshëm i 24-herë kampionëve të Shqipërisë i kujtoi kryeministrit Rama se në klube nuk […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

UEFA letër Federatave: Futbolli nuk do të ndalet

Publikuar

-

Nga

Letra zyrtare dërguar nga Presidenti i UEFA-s Ceferin, drejtuesi e ECA, Andrea Agnelli, dhe drejtuesi i Ligave Europiane, Lars-Christer Olsson, për federatat europiane të futbollit dhe anëtarët e ligave. Nyon, 2 Prill 2020 Të nderuara federata anëtare, Të nderuar kampionate anëtare, Të nderuar klube anëtare, Kriza shëndetsore e tanishme e shkaktuar nga përhapja e COVID-19 nuk […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bënë ndaj Shqipërisë/ Francezët racizëm edhe afrikanëve, por iu kthehet Eto: Bij k*rvash

Publikuar

-

Nga

Një eksperiment vërtet i çmendur është hedhur si hipotezë nga dy mjekë francezë, që kanë kërkuar që vaksinat kundër COVID-19 të bëhen në Afrikë. Pra duke i përdorur njerëzit në këtë kontinent si kafshë, për të testuar sesa e sigurtë është vaksina e përdorur, që mund të jap shumë efekte anësore dhe askush nuk e […]

LEXO TE PLOTE