Connect with Us

Messi me deklaratë të fortë për “armikun” e përjetshëm/ Ronaldo është “grabitqar”…

La Liga

Messi me deklaratë të fortë për “armikun” e përjetshëm/ Ronaldo është “grabitqar”…

Publikuar

-

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi në verën e vitit 2018 prishi rivalitetin me Messin. Antagonizmi mes Real Madridit dhe Barcelonës në La Liga humbi një pjesë të konsiderueshme. Sidoqoftë, argjentinasi nuk ka ndalur së ndjekuri portugezin, dhe anasjelltas, për trofetë individualë dhe golat e shënuar.

Numri 10 i Barcelonës, megjithatë, nuk është i befasuar nga golat e shënuar prej rivalit të tij në Serie A. Për “Mundo Deportivo”, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” tha: “Është normale që ai të vazhdojë të shënojë. Ronaldo është një sulmues “grabitqar”, që do të shënojë gola çdo herë që luan. Ai ka shumë cilësi si sulmues, shënon edhe në shansin më të vogël”.

Messi, gjithashtu foli për humbjen e Real Madridit me largimin e portugezit. Po flasim për një kampion, me rreth 50 gola në sezon, i cili mbase nuk është zëvendësuar akoma në mënyrën e duhur: “Real Madridi pa Ronaldon ka humbur shumë gola. Ishte e qartë se kjo do të ndodhte. Jo vetëm gola, por Cristiano i sillte edhe shumë gjëra të tjera. Nëse një ekip humbet një lojtar që shënon 50 gola në sezon, boshllëku vërehet lehtë. Real Madridi ka lojtarë të shkëlqyeshëm, por Cristiano shënonte 50 gola në sezon”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Tronditet bota e futbollit/ Futbollisti i Atletico Madridit ndërron jetë në një moshë fare të re

Publikuar

-

Një lajm i trishtë vjen nga Spanja ditën e sotme, me Atletico Madrid që ka njoftuar ndarjen nga jetë të 14-vjeçarit, që luante për moshat e “Los Colchoneros”. Christian Minchola Sanchez numëronte mbi 50 gola me moshat e Atleticos, por ditën e sotme është ndarë tragjikisht nga jeta. Klubi madrilen ka shprehur ngushëllime për familjen […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Bare flet nga izolimi/ E prisja me padurim ftesën nga Kombëtarja, kam oferta

Publikuar

-

Tradita e fierakëve në Kombëtare vazhdon edhe me dyshen, Odise Roshi dhe Keidi Bare. Ky i fundit shihet si një e ardhme e mesfushës kuqezi. Bare, në një pronocnim që ka dhënë për “Supersport”, në emisionin “Fun Zone”, ka pohuar: “Unë jam një tip që rri zakonisht në shtëpi pas stërvitjes. Tani jemi si një […]

LEXO TE PLOTE