Connect with Us

Miliona euro dhe “vrasësin e vipave” për Man. United/ Juventusi përgatit ofertën e parefuzueshme për Pogba

Premier Liga

Miliona euro dhe “vrasësin e vipave” për Man. United/ Juventusi përgatit ofertën e parefuzueshme për Pogba

Publikuar

-

Juventusi është duke përgatitur një ofertë për ta marrë Paul Pogba nga “Old Trafford”, kësaj vere. Nuk ka më dyshime se bardhezinjtë janë të etur për të (ri)nënshkruar me francezin, kampion bote në vitin 2018. Mbetet të shihet nëse Manchester United do të joshet nga 50 milionë euro, plus Aaron Ramsey, që ta lërë të lirë, një vit para mbarimit të kontratës aktuale, mesfushorin e vet. Uellsiani njihet ndryshe si “vrasësi i vipave”, pasi kur luante për Arsenalin, sa herë që ai shënonte gol, vdiste një figurë e njohur. “Daily Mail” e zbulon këtë tentativë vërtet serioze të “Zonjës së Vjetër”.

Sipas kësaj medieje britanike, francezi është i vendosur të largohet nga “Djajtë e Kuq” këtë verë dhe do të preferonte rikthimin te kampionët e Italisë, ku shkëlqeu disa vite më herët, përpara një transferimi të mundshëm te Real Madridi. Edhe agjenti i tij, Mino Raiola, po punon në këtë drejtim. Pogba iu nënshtrua operacionit në këmbë në janar, për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur jashtë fushave të blerta për pjesën më të madhe të sezonit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Merret zyrtarisht vendimi për të ardhmen e Premier League

Publikuar

-

Nga

Kthimi i futbollit dhe Ligës Premier tani nuk ka një datë përfundimtare pas takimit të aksionarëve. Fillimisht futbolli në Angli u pezullua deri më 30 prill për shkak të shpërthimit të coronavirusit, por në një deklaratë të re, Liga Premier thotë se edicioni aktuale do të rifillojë vetëm kur të jetë gjithçka e sigurt. Sipas […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Milot Rashica “i shkel syrin” Jurgen Klopp-it

Publikuar

-

Nga

Milot Rashica padyshim që ka bërë hapa të mëdha në karrierën e tij, teksa nga fillimet te Vushtrria, tani luan  për ekipin e madh gjerman të Verder Bremenit. Me skuadrën nga Bundesliga, sulmuesi ka treguar paraqitje të shkëlqyera, ku është një nga lojtarët më të mirë te ekipit. Për këtë arsye, Rashica ia ka dakë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Çmenduria/ Premier League mund të zhvendoset në Kinë

Publikuar

-

Nga

Një klub i Premierligës raportohet se ka parashtruar idenë ekstreme të përfundimi të sezonit aktual në Kinë. Premierliga është në mesin e shumë ligave të Evropës që ka pezulluar kampionatin si shkaku i koronavirusit. Drejtuesit e kësaj lige janë duke u përgatitur që të premten pasdite të mbajnë një video-konferencë, por ka shqetësime se autoritetet […]

LEXO TE PLOTE