Connect with Us

“Mos rrini në kafene”/ Gjici ngre peshë kuksianët: Fitojmë titullin këtë vit

Sport

“Mos rrini në kafene”/ Gjici ngre peshë kuksianët: Fitojmë titullin këtë vit

Publikuar

-

Kukësi-Tirana do të jetë kryendeshja e javës së ardhshme në Superiore. Një takim i quajtur si një finale e parakohshme pasi është një përballjes mes dy rivalëve kryesorë për të fituar titullin kampion, pa harruar edhe Partizanin që është rikthyer në garë.

Por çfarë mendon presidenti i verilindorëve, Safet Gjici? Në një intervistë për “Fax News”, ka ngritur peshë kuksianët, duke folur për titullin e dytë në Superiore. Gjithashtu ka kërkuar praninë e tifozëve në “Air Albania” ndaj bardhebluve, duke i thënë që të ngrihen edhe nga kafetë e përditshme.

“E pashë në ndeshjen e fundit që ekipi e nënvlerësoi Bylisin dhe menduan se mbaroi ndeshja. Por duhet të jenë të vëmendshëm për 90 minuta, jo të mendojnë: “Hë se ka mbaruar ndeshje, hë se fituam”. Pësuam atë golin në 20 sekondat e fundit pastaj që na la një shije të hidhur.

Kukësi ka lënë pikë në Gjirokastër që është e paimgjinueshme, kemi gabuar shumë me ekipet më poshtë tabelës dhe ato do ti qajmë ato pikë pavarësisht se ka pasur shumë ndeshje të mira dhe dominuese me rivalët direkt. Po jemi zhgënjyer me skuadrat që gjenden poshtë nesh, ndërsa kampionati merret dhe me ato fitore. Megjithëse nuk i quaj si skuadra të dobëta pasi duhen vlerësuar.

Ne do ia dalim, pa eufori dhe me këmbë në tokë, do e marrim titullin kampion për herën e dytë. Po të luanim në Kukës, do të ishim të paktën të paktën 10 pikë para këtë kampionat. U bëj thirrje tifozëve që të mos rrinë në kafene të premten, por hajdeni në stadium. Gjithmonë kemi fituar me Tiranën, duhet të fitojmë edhe këtë herë. Do vinë shumë tifozë të Tiranës dhe të jemi të paktën dyfish, luan Kukësi-Tirana dhe jo Tirana-Kukësi”, Gjici.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: