Sport
Renditja e fundit e FIFA-s/ Ja kush janë 10 ekipet kombëtara më të forta në botë

FIFA ka publikuar renditjen mujore dhe ndryshimet janë të pakta. Shqipëria dhe Kosova kanë mbetur në vendnumëro, pasi nuk kanë pasur ndeshje gjatë kësaj periudhe. Kuqezinjtë mbeten në vendin e 66-të, kurse Kosova pozicionohet e 119-të.
10 KOMBËTARET MË TË FORTA – Asnjë ndryshim në dhjetëshen e parë, me Belgjikën që vijon të ruajë kryesimin e FIFA. Franca ndjek në vend të dytë, kurse podiumi myllet nga Brazili. Anglia mbetet në vendin e katërt, e ndjekur nga Uruguai, Kroacia, Portugalia dhe Spanja.
Argjentina dhe Kolumbia mbyllin dhjetëshen e parë. Nuk ka ndryshim në renditje as për Italinë, që mban vendin e 13-të, ndjekur nga Holanda dhe Gjermania. Ngjitje këtë muaj kanë pësuar Aruba ( +1, 200), Pakistani (+1, 200), Burundi (+2, 149), Palestina (+3, 103) dhe Gana (+1, 46).