Connect with Us

“Skënderbeu viktimë e arbitrit Meta, moviolistët duhet të pajisen me gjyzlykë”

Sport

“Skënderbeu viktimë e arbitrit Meta, moviolistët duhet të pajisen me gjyzlykë”

Publikuar

-

Dy mbledhje të njëpasn jëshme të organizuara nga FSHF-ja për nivelin e ulët të gjykimeve në javët e fundit, si dhe mjaft analiza dhe opinione të bëra nga specialistë me përvojë, më krijuan bindjen se së paku në këtë javë të fundit, arbitrat do të jepnin maksimumin e asaj që dinë të bëjnë.

Por ai që në fakt di më shumë se të tjerët, nga siguria apo stereotipi i vjetër, ndenji po në pozitat e mëparshme, ndërsa katër arbitrat e tjerë gjykuan mirë. Kridens Meta gaboi rëndë në ndeshjen Tirana-Skënderbeu. Skënderbeu u shndërrua në një viktimë të tij. Ai nuk ndëshkoi me penallti një rast të pastër në favor të Skënderbeut, ku në vazhdimësi të aksionit kemi dy shkelje të pastra të mbrojtësit numër 32 të Tiranës.

Në foton Nr.1, sulmuesi korçar Nr.23 edhe pse zotërues i topit, ishte në një luftë të pastër trup më trup me mbrojtësin Nr.17 të Tiranës. Në foton Nr.2, 3 dhe 4, shohim të afrohet mbrojtësi tiranas Nr.32, i cili fillimisht ngre krahun e majtë në lartësinë e kokës së sulmuesit korçar dhe e shtyn atë edhe me trup, derisa e rrëzon në tokë. Duket qartë se nuk ka realizuar as edhe një kontakt të vogël me topin.

Ndërkohë, shkelja më e dukshme edhe për një arbitër me pak përvojë, është fakti se të dy mbrojtësit tiranas e kanë vënë atë midis, pra përveç shtyrjes kemi edhe bllokim të sulmuesit nga të dy mbrojtësit, që ai të avancojë në drejtim të portës. Kjo është një superpenallti që tek “Abc News” nuk u trajtua fare, ndërsa në “Top Channel” u trajtua në një mënyrë qesharake. “Unë nuk shoh asgjë dhe arbitri nuk ka parë asgjë”, tha moviolisti Jemini?!

Dy gabime shumë të rënda i lejoi vetes arbitri Meta në rastin e golit të barazimit të Tiranës. Arbitri nuk detyrohet nga rregullorja që të ndërpresë rifillimin e lojës për të ndërtuar barrikadën nëse këtë nuk ia kërkon ekipi mbrojtës. Dhe, në këtë pikë ishte plotësisht brenda rregullores, por ajo e detyron arbitrin, veçanërisht në shkeljet në afërsi të portës kundërshtare, që loja të rifillojë pikërisht atje ku u bë shkelja.

Loja rifilloi së paku 2.5 metër më afër portës kundërshtare. Gabimi i dytë më i rëndë se i pari ishte se lejoi aksionin kur sulmuesi tiranas e goditi topin jo të ndalur por në lëvizje. Kjo është plotësisht e ndaluar. Moviolisti Janku ishte i vetmi në studion e “Abc News”, që nuk e dalloi dot se topi ishte në lëvizje dhe pamjet u përsëritën shumë herë. Pjesëmarrësit e tjerë në studio i kërkuan atij që të tregohej më realist. Moviolistët e mësipërm janë arbitra me shumë përvojë dhe është e pabesueshme që të pranosh se ata nuk janë të aftë që të dallojnë këto shkelje flagrante. E mira e të gjitha palëve do të jetë që studiot përkatëse t’i pajisin ata me gjyzlykë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: