Connect with Us

E ardhmja e ndritur e kombëtares shqiptare

Kombëtare

E ardhmja e ndritur e kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Rei Manaj po stërvitet përkrah Lionel Mesit. Armando Broja së fundmi merr urdhra në qendrën stërvitore të Çelsit nga Frenk Lampard. Xhakomo Vrioni luan ndeshje stërvitore kundër Kristiano Ronaldos, në ekip me Dibala & Co. Thomas Strakosha sfidon Interin dhe Juven për Serinë A.

Marash Kumbulla rrëmben sytë e të gjithë Europës. Berat Gjimshiti me një këmbë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Shqipëria po rrit brezin e artë. Pas Strakosha-Gjimshiti-Kumbulla ka edhe sulm premtues.

Përkrah Mesi e CR7 – Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë dy lojtarët e jashtëzakonshëm të kësaj periudhe që i kanë dhënë futbollit një dimension johuman. Mirëpo, Shqipëria ka në skuadrën Kombëtare dy djaloshë, 22 dhe 21 vjeç të cilët po stërviten thuajse çdo ditë me të dy jashtëtokësorët. Domethënie? Sigurisht, përveçse kuqezinjtë po prekin një ëndërr, kanë shansin e artë të karrierës që të mësojnë prej dy yjeve. Rei Manaj dhe Xhakomo Vrioni janë të rinj, por eksperienca përkrah Mesit dhe Ronaldos mund t’i përgatisë Shqipërisë një potencial të admirueshëm.

Çelsi dhe Rejnxhërs – Nuk mbaron me kaq. Armando Broja, vetëm 18 vjeç është protagonist me të gjitha ekipet deri në U-23, gjë e cila i rrëmben vëmendjen Frenk Lapardit dhe e fton në stërvitje me Çelsin. Mrekulli. Bomberi ka shansin të rritet para kohe edhe për nga eksperienca. Një 24-vjeçar u piketua nga Reja, por nuk pati shansin të luante. Tanimë, e stërvit Stiven Xherrard te Rejnxhërs. Florian Kamberi është një tjetër sulmues që mund të shërbejë shumë në Kombëtare. Talent dhe gjak i ri, i cili i projektuar në të ardhmen, mund ta rrisë shumë nivelin e kuqezinjve.

 Mesfusha – Lindon Selahi, vetëm 20 vjeç po bën mirë javë pas jave në kampionatin holandez. Mesfushori i cili debutoi me Shqipërinë, bashkë me Keidi Baren 22-vjeçar mund ta çojnë mesfushën kuqezi në dimensionet e një ekipi me teknikë të lartë, vizion në mesfushë, cilësi dhe kualitet të shumëkërkuar prej vitesh. Për aktualitetin, Klaus Gjasula ofron tru, gjunjë të fortë, muskuj, vizion dhe qetësi. Statistikat thonë që një brez i artë po rritet nëpër Europë, ndaj Shqipëri.. Beso sërish!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: