Sport
FOTO/ Tifozët e Tiranës vendosin me shpatulla pas murit presidentin Halili

Tifozët e Tiranës godasin për të disatën herë presidentin Refik Halili. Gjithçka për shkak të asaj që deklaroi kreu i klubit bardheblu pas ndeshjes që skuadra e tij barazoi në shtëpi me Skënderbeun.
Halili kritikoi trajnerin Emanuel Egbo, për zëvendësimet e bëra në takimin me korçarët. Fanatics nuk ia kanë përtuar presidentit të klubit të tyre, teksa në stadium kanë shpalosur një parullë thumbuese.
“Mendjen te borxhet, jo te formacioni i trajnerit”, shkruajnë Fanatics në banderolën e shpalosur në stadiumin “Air Albania Stadium”.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania