Sport
“Luani për fanellën e Kukësit”, Safet Gjici emocionon lojtarët me fjalimin e tij para sfidës ndaj Tiranës

Kukësi do të luajë një sfidë shumë të rëndësishme ditën e sotme më rrugën për titullin kampion, teksa do të përballet me Tiranën, në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 18:00.
Pritet të jetë një ndeshje shumë e bukur, ku verilindorët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për tu shkëputur në krye të tabelës së renditjes.
Pak orë para sfidës me Tiranën, ekipi i Kukësit ka pasur një takim me presidentin e nderit, Safet Gjici. Ky i fundit ka shprehur mbështetjen për këtë sfidë shumë të rëndësishme, ku pret edhe një fitore nga skuadra.
“Sot është një ndeshje e rëndësishme për ne. Duhet të jepni maksimumin në fushë. Duhet të fitojmë dhe të tregojmë se jemi ekipi më i mirë në Shqipëri. Luani për veten tuaj, luani për fanelën e Kukësit”, ka thënë ndër të tjera presidenti Safet Gjici.