Connect with Us

Klubi i Superligës në hall të madh, 2 futbollistë në spital me serum në spital

Sport

Klubi i Superligës në hall të madh, 2 futbollistë në spital me serum në spital

Publikuar

-

Bylisi ka një ndeshje të rëndësishme sot në kryeqytet ndaj Partizanit. Ballshiotët do të shkelin për herë të parë në impiantin e ri kombëtar, Air Albania, ndërsa shpresojnë që stadiumi t’iu sjellë fat për të marrë fitoren e parë për këtë vit.

Mirëpo, situata në kampin mallakastriot nuk është aspak e qetë dhe kjo lidhet me lojtarët që trajneri Dovedan do ketë në dispozicion. Dihet se Bylisi nuk ka pasur aspak fat me dëmtimet në këtë sezon teksa edhe sot i mungon Ndreca me Peposhin, por tashmë i duhet të bëjnë llogaritë edhe me virozat e stinës që kanë prekur dy lojtarë të formacionit titullar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ditmar Bicaj dhe futbollistin e talentuar, Valentino Murataj. Mbrëmjen e djeshme të dy janë shoqëruar për në spital për të marrë serume, ndërsa edhe sot kanë ndjekur të njëjtën rrugë. Ndaj, të dy mbeten një dyshim i madh nëse do ia dalin të zbresin në fushë dhe të japin kontributin e tyre. Në rast mungese, do ishin një humbje e madhe për skuadrën dhe trajnerin Dovedan.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE