Connect with Us

“Partizanit iu vodh fitorja”, Olsi Rama shpërthen keq pas ndeshjes

Sport

“Partizanit iu vodh fitorja”, Olsi Rama shpërthen keq pas ndeshjes

Publikuar

-

Drejtori sportiv i Partiznit, Olsi Rama, foli pas ndeshjes me Bylisin, për mediat, teksa shprehu rezerva në lidhje me gjykimin. Sipas Ramës, të kuqtë u vodhën në këtë përballje, teksa iu anulua një gol dhe goli i dytë i Bylisit, gjithmonë sipas drejtorit sportiv, nuk e kishte kaluar vijnë fatale.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin final dhe me lojën e ekipit. Përgëzime Bylisit për garën që bëri në “Air Albania”. Na i bëri të vështirë jetën gjatë 90 minutave. Mbase ekipi mendoi që me avantazhin e dyfishtë do ta kishte të lehtë. Ata nuk u dorëzuan asnjëherë dhe me thënë të drejtën nuk vodhën asgjë.

Morën një pikë që merituan. Bylisi nuk vodhi asgjë, Partizanit iu vodh fitorja. Sepse iu anulua një gol i rregullt për një prekje të pa qënë me dorë. Ishte mbrojtësi i Bylisit që e çoi topin me kokë te Braun. Rezultati 3-1 do të ishte rrjedhë tjetër loje. Nga pamjet filmike që shikoj unë, më duket mëse e qartë që topi nuk e ka kaluar vijën.

Të gjitha përpjekjet që Partizani bën që të nderojë një garë, të vijë të luajë në stadiumin më të mirë në Shqipëri, 2 herë është dënuar me gola fantazmë. Ky shikohet qartë, nuk e kuptoj si u ngrit flamuri. Topi jo vetëm që nuk kaloi i gjithi, por Belica e ka goditur me pjesën e sipërme të këpucës.

Shumë rrallë mund të qëllojë që të ankohem për arbitrimin. Është paaftësia e gjyqtarëve për të gjykuar. Nuk është dënuar vetëm Partizani, por unë nuk di raste ku jemi favorizuar. Është mëkat që nuk ka gol line teknology. Ne paguajmë shumën që kërkohet, që është e lartë dhe nuk plotësohen kushtet.

Duhet zgjidhur kjo pjesë. Edhe ne duhet të jemi të qetë kur luajmë. Unë nuk jam supersticioz. Sportistat janë, por sinqerisht nuk na kanë ecur. Trajneri ka thënë që ndeshja jonë është kjo. E vlerësoja më shumë se derbin. Duhet të shkonim në ndeshjen me Tiranën me një diferencë më të vogël. Duhet të kapim objektivin me këtë kualitet që luajmë. Derbi s’është në fushën tonë. Në logjikë, ndeshja duhet të luhet këtu. Shpresojmë që të thyejmë tersin dhe të marrim 3 pikët”, tha Olsi Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: