Connect with Us

Tërbohet Gjici: Teqja ka gjobë dhe nuk fal asnjë, dua 3 fitore radhazi ndryshe…

Sport

Tërbohet Gjici: Teqja ka gjobë dhe nuk fal asnjë, dua 3 fitore radhazi ndryshe…

Publikuar

-

Kukësi humbi një ndeshje të cilën ishte duke e fituar deri në minutën e 85. Pak minuta i ndanë nënkampionët nga shkëputja ndaj rivalit kryesor, Tiranës, por ishin pikërisht dy golat e Bathës e Torasës që bën rokadë në rezultatin e ndeshjes, por edhe rezultatin në tabelën e renditjes. Kukësi kalon në vend të dytë mbas Tiranës me minus dy pikë.

Një humbje që ka tronditur ambientin verilindor për mënyrën se si erdhi. Pothuajse i njëjti fenomen ndodhi dhe ndaj Bylisit një javë më parë, ku Kukësi për 20 sekonda nga përfundimi i takimit u barazua. E nëse ka një njeri të zhgënjyer për këto rezultate ai është pikërisht presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili në një deklaratë të dhënë ekskluzivisht për “Panorama Sport” ka shprehur haptazi mërzinë për rezultatin dhe i zhgënjyer ai ka dhënë një ultimatum për skuadrën, 9 pikë në 3 ndeshjet e radhës ose nuk do të pyesë më për kurrkënd, gjoba të tmerrshme do të ketë për gjithë ekipin: “Kam dhënë urdhër të prerë që tri ndeshjet e radhës të fitojnë ose ndryshe të gjithë gjoba të tmerrshme do të kenë nga klubi.

Kanë dy ndeshje që i kanë humbur duke nënvlerësuar situatat që krijohen. Është e pafalshme, po shkatërrojnë investimin e klubit. Gjithashtu, lojtari Teqja ka gjobë. Tashmë dua 9 pikë në tri ndeshje, nuk ka rrugë tjetër. Nuk fal më asnjë dhe kurrë më aty. I kam duruar pa fund deri tani, është çmenduri që të humbësh pesë pikë në dy ndeshje që i kishin të fituara. Është e pafalshme të humbasësh 5 pikë në dy ndeshje. Të gjitha kushtet klubi ua ka plotësuar këtyre, korrekt me çdo gjë. Nuk i fal më, më kanë mërzitur jashtë mase”, tha fillimisht kreu i klubit.

TËRHEQJA E EKIPIT

Në 10 minutat e fundit të ndeshjes ekipi verilindor u tërhoq mbrapa për të mbrojtur rezultatin, por kjo llogari nuk doli për mirë te Kukësi pasi ekipi u ndëshkua me dy gola: “Nuk dua të merrem fare me anën teknike e taktike dhe zëvendësimet, sepse paguan klubi staf teknik dhe specialistët të gjykojnë për këto aspekte. Unë dua titullin dhe duke filluar 9 pikë në tri ndeshje rresht, kaq, përndryshe do ta shikojnë ata dhe stafi. S’merrem më fare me ta, më kanë mërzitur dhe më kanë lodhur shumë”, u shpreh presidenti.

BATUTA

Në fund të deklaratës së tij presidenti Gjici nuk ngurroi të bëjë një batutë për ekipin dhe pjesëtarët e tij, të cilët e konsiderojnë veten gjeneralë, por në fund dalin nga fusha si ushtarë të rraskapitur: “Hiqen si gjeneralë dhe kur dalin nga fusha, dalin si ushtarë të rraskapitur, nuk i fal më, pikë”, përfundoi i zhgënjyer presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili mbas investimeve të bëra kërkon titullin kampion

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: