Connect with Us

Thirrje “Rama IK’, shkatërrim i stolave dhe kaos/ Ja çfarë ndodhi në ndeshjen Kukësi-Tirana

Sport

Thirrje “Rama IK’, shkatërrim i stolave dhe kaos/ Ja çfarë ndodhi në ndeshjen Kukësi-Tirana

Publikuar

-

Në sfidën mes Kukësit dhe Tiranës ka ndodhur diçka e pazakontë. Janë dëmtuar të paktën 150 stola në të gjithë sektorët. Pas ndeshjes ka pasur disa shoqërime në polici dhe kjo e fundit ka proceduar penalisht disa prej tyre, të gjithë të identifikuar nga kamerat e sigurisë

Në fakt, pas golit të Kukësit, përkrahësit bardheblu hedhin në fushë copa karrigesh dhe bidonë uji në krahun e lojtarëve të Tiranës. Gjyqtari nuk nis lojën, sepse sinjalizohet nga ndihmësit e tij. Lika dhe Gentian Muça detyrohen të vrapojnë dhe pastrojnë cepin juglindor të fushës që të nisë loja.

Të njëjtën gjë bëjnë edhe tifozët e Kukësit kur shënon dy herë Tirana. Karrige, copa karrigesh dhe çdo send i fortë hidhet në fushë edhe nga kuksianët. Një ngjarje e shëmtuar në një ndeshje me nivel të lartë sportiv.

Të pranishëm në stadium ishin dy presidentët e skuadrave, Safet Gjici dhe Refik Halili. Ama, dyshja ka qenë e ulur shumë larg njëri-tjetrit. Tifozët e Tiranës bëjnë zhurmuesin në momentin kur folësi i stadiumit thirrte emrat e lojtarëve të Kukësit.

Obanor para se të hynte në fushë u gjunjëzua dhe u fal. Të njëjtën gjë bëri edhe Gent Muça kur Tirana ia doli të shënonte gol. Egbo pas golit të dytë ngriti duart në qiell dhe falënderonte Zotin, ndërsa Muça e shkundi duke iu bashkuar gëzimit. Një gëzim që e çon në ekstazë trajnerin Emanuel Egbo.

Ylli Shameti ishte në stadium për të ndjekur takimin mes Kukësit dhe Tiranës. Edhe kapiteni tjetër Rrahman Hallaçi ishte i pranishëm në stadium. Dyshja ka qenë e ftuar speciale e presidencës së Kukësit, madje Hallaçin e kanë ftuar të jetë pjesë e stafit të verilindorëve.

Duro i bërtet Abazajt për rastin e humbur, sepse anësori kaloi dy lojtarë dhe nuk pasoi te shokët. Lojtari nuk e pret mirë protestën e Duros dhe të dy bëjnë me shenja.

Emanuel Egbo thërret Kristi Vangjelin dhe i thotë të qetësohet vetë dhe ekipin, sepse po humbet logjika, pas autogolit. Tifozët e Kukësit dhe ata të Tiranës nuk harrojnë dhe bërtasin në stadium: “Rama ik”.

Në minutën e 64-t Ngoja futet në fushë, ndërsa Duro thërret menjëherë Teqen dhe kërkon që ai dhe Obanor t’i rrinë afër anglezit. Abazaj-Rroca replika për lojën në fushën e lojës. Anësori i kërkon mesfushorit të shtyjë skuadrën përpara, sepse po shtyn poshtë Tirana.

Dhjetë minuta nga fundi, Egbo u kërkon lojtarëve anësorë të hapen në maksimum dhe të futen në shpejtësi te zona e Kukësit. Nuk munguan në këtë sfidë edhe parullat e famshme të tifozëve të Tiranës, “Fanatics” si: “Ultras never die” apo “Mendjen te borxhet, jo te formacioni i trajnerit”.

Një moment shumë të vështirë ka kaluar gjyqtari Eldorjan Hamiti, gjatë ndeshjes KukësiTirana. Në minutën e 78-të, mbrojtësi i Kukësit largon një top të rrezikshëm nga zona e tij, por sfera e larguar godet arbitrin Hamiti. Goditja ishte në zonën gjenitale. Megjithatë, Hamiti ka vazhduar normalisht gjykimin duke mos kërkuar ndihmë nga stafi mjekësor.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: