Connect with Us

“Trukimet na turpërojnë vendin”, Emanuela Rusta rrëfim special për median franceze

Sport

“Trukimet na turpërojnë vendin”, Emanuela Rusta rrëfim special për median franceze

Publikuar

-

Emanuela Rusta ësh të bërë një protago niste e padiskutueshme në botën e futbollit në vendin tonë. Gjyqtarja nga Elbasani është bërë e para femër shqiptare që ka marrë stemën e FIFA-s.

Një personazh shumë i dashur, që i ka bërë të gjithë për vete në botën e egër të futbollit në vendin tonë, ku polemikat dhe akuzat të vijnë nga të gjitha anët. Përveç popullaritet në Shqipëria, Emanuela ka tërhequr vëmendjen edhe në mediat e huaja.

Francezët e “Footballski.fr”, të cilët trajtojnë personazhe të futbollit në vendet lindore, së fundmi kanë përzgjedhur gjyqtaren Rusta. Emanuela rrëfehet në 360 gradë duke nisur që nga hapat e parë në arbitrim deri te sekretet profesionale si dhe problematikat e futbollit në Shqipëri.

Përshëndetje Emanuela! A mund të na e prezantoni veten me disa fjalë? 

Quhem Emanuela Rusta, jam 26 vjeç dhe jetoj në qytetin e Elbasanit në Shqipëri. Jam mësuese në një shkollë dhe njëkohësisht gjyqtare futbolli që prej vitit 2015. Kam luajtur për një kohë të gjatë basketboll, por në fund vendosa të futem në futboll. Aty zbulova një pasion të ri.

A është e vështirë ta ndani kohën tuaj mes shkollës dhe fushës? 

Jo, aspak, madje është shumë e lehtë për mua. Kam një orar fleksibël që më mundëson t’i bëj të dyja. Në mëngjes, jap mësim në shkollë, ndërsa e kam pasditen të lirë. Kjo gjë që më jep shumë kohë të stërvitem për profesionin tim të dytë.

Pse vendosët të bëheni një gjyqtare futbolli? 

E zgjodha arbitrimin kryesisht falë disa miqve të mi. Një i njohur imi është gjyqtari më i mirë në Shqipëri. Ai më ka folur shumë për profesionin e tij dhe zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Kështu që vendosa ta nisja këtë aventurë të re dhe jam e kënaqur për zgjedhjen që kam bërë. Shumë persona më pyesin pse zgjodha të bëhem gjyqtare dhe jo lojtare. Është shumë e thjeshtë, pasi ndihem më mirë si gjyqtare sesa si lojtare.

Sa e vështirë është për një femër të jetë në botën e futbollit, veçanërisht të arbitrosh ndeshjet e meshkujve? 

Sigurisht që nuk është diçka e lehtë, por nëse je më e mira në fushë, nëse nuk bën gabime dhe je e drejtë, atëherë nuk ka asnjë problem dhe nuk është e vështirë. Unë jam gjyqtarja e parë e FIFA-s në Shqipëri dhe ky është një nder për mua. Gjithashtu, kam mbështetjen e shumë njerëzve.

A është pozicioni juaj si gjyqtarja e parë femër e FIFAs në vend po aq i rëndësishëm për kauzën e feminizmit në Shqipëri? A ndiheni e barabartë në punën tuaj? 

Po, kjo është me të vërtetë një pikë e rëndësishme. Shumë femra më mbështesin në këtë sport “mashkullor”. Ato besojnë tek unë dhe ne jemi të një mendimi që çdo sport mund të luhet si nga meshkujt, ashtu dhe nga një femrat. Nuk duhet të ketë ndarje dhe pengesa. emanuela rusta

Si e gjykoni zhvillimin e futbollit të femrave në Shqipëri? 

Ka ende shumë punë për të bërë, por është bërë një progres i madh. Federata investon shumë në futbollin e femrave, kemi ekipe më të mira, lojtarë më të mirë dhe niveli i kampionatit kombëtar rritet nga viti në vit.

A mendoni se një ditë, Kombëtarja juaj e femrave do të arrijë të kualifikohet në një Kampionat Europian apo në një Kupë Bote? 

Po, besoj vërtet. Ka një entuziazëm të madh në Shqipëri pas Kombëtares. Unë mendoj se mund t’ia dalim, nëse punojmë shumë dhe qëndrojmë të përqendruar në objektivat tanë.

Cili ishte reagimi juaj kur mësuat se ishit zgjedhur për të arbitruar një ndeshje të Kategorisë Superiore në mars 2019? 

Isha krenare për këtë emërim. Në fillim ishte shumë argëtuese sepse njerëzit nuk e dinin që unë isha gjyqtare dhe nuk mendoj se e kishin imagjinuar ndonjëherë që një femër mund të arbitronte një ndeshje meshkujsh. Për më tepër, kur bëhej fjalë për derbin mes Partizanit dhe KF Tiranës, ndeshja më e nxehtë në vend. Edhe pse isha vetëm një gjyqtare pas porte, ishte një përvojë e paharrueshme për mua. Më bëri përshtypje atmosfera në tribuna, kam pasur shumë emocione gjatë gjithë ndeshjes, por në fund gjithçka shkoi mirë. Tani më duhet të punoj që një ditë të jem gjyqtarja kryesore në një derbi të tillë.

Si përgatitet një arbitre për një ndeshje të tillë? 

Ka shumë rëndësi që të kesh një përgatitje të mirë psikologjike. Nëse jeni mirë në kokën tuaj, atëherë e dini që ndeshja do të shkojë mirë. Duhet të dish ta menaxhosh veten dhe nuk duhet të impresionohesh apo të dukesh e dobët kur të përballesh me lojtarët. Duhet ta bësh punën siç duhet, të mos gabosh dhe të japësh më të mirën tënde në fushë. eMANUELA rUSTA

Si stërvitet një gjyqtare gjatë javës? 

Unë stërvitem në fushë çdo ditë pasdite, pasi kam dhënë mësim në shkollë në mëngjes. Gjithashtu shkoj në palestër. Kam një trajner personal dhe punoj shumë në aspektin mendor që të jem më e përqendruar kur jam në fushë, në mënyrë që të marr vendime të duhura. Gjithashtu, stërvitem për pozicionimin e ndeshjes, të njihem me situatat që mund të gjendem në fushë, në mënyrë që unë të marr vendimet më të mira.

 Vitin e kaluar, një gjyqtar u sulmua gjatë një ndeshjeje në Kamzë. Cili ishte reagimi i gjyqtarëve pas këtij incidenti? 

Ne të gjithë u ndiem shumë keq pas asaj situate. Nuk duhet të ndodhin kurrë në futboll dhe në sport në përgjithësi. Nuk është ajo fryma e lojës, futbolli nuk është luftë. Pas kësaj situate, federata mori vendime të rëndësishme duke ndëshkuar ashpër Kamzën dhe njerëzit që hynë në fushë. Ligji ka ndryshuar dhe kushdo që hyn në fushën e futbollit në mënyrë të paligjshme, tani mund të dënohet nga 1 deri në 3 vite burg.

Flitet shumë për korrupsion në futbollin shqiptar, veçanërisht përmendet Skënderbeu. Çfarë po bën federata për ta luftuar këtë situatë? 

Skënderbeu gjithmonë pretendon se nuk ka trukuar asnjëherë ndeshje, por për Komitetin e Sportit, provat janë shumë më të forta se fjalët. Sigurisht që nuk është diçka e mirë, madje është e turpshme për vendin tonë, por federata jonë po bën shumë për ta luftuar këtë të keqe. Megjithatë, mbetet akoma shumë punë për t’u bërë. Ndërkohë, ndalimi i basteve sportive në vend sigurisht që do të jetë një ndihmë. eMANUELA RUSTA5

Cilët janë objektivat tuaj për sa i përket arbitrimit? 

Dëshiroj të bëj progres, fillimisht në arenën kombëtare, ku synoj që të jem gjyqtare kryesore në sfidat e Kategorisë Superiore. Më pas, do të dëshiroja të ngjitja shkallët në skenën ndërkombëtare. Por kjo është një histori tjetër.

Si mund t’i ngjisë shkallët një arbitër? 

Është ndryshe nga lojtarët që janë në fushë. Duhet të bëjmë ndeshje të mira, për t’u dalluar nga vëzhguesit. Gjithmonë duhet bërë maksimumi dhe kështu mund të arrihet në elitë.

A mendoni se një ditë, një femër do të mund të gjykojë finalen e Ligës së Kampioneve?

Sigurisht. Gratë janë e ardhmja.

Cilat janë këshillat tuaja për të rinjtë që duan të bëhen gjyqtarë? 

Nuk është turp të jesh një arbitër. Duhet të besojnë në veten e tyre. Asgjë nuk është e pamundur nëse japin maksimumin në këtë pasion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE