Connect with Us

“Ëndërroj Kombëtaren”, Dejvi Bregu zbulon të ardhmen

Sport

“Ëndërroj Kombëtaren”, Dejvi Bregu zbulon të ardhmen

Publikuar

-

Skënderbeu arriti të fitonte 3-2 me Teutën, e një nga lojtarët më të mirët në fushë ishte Dejvi Bregu. Dy golëshi personal në një përballje të tillë ”peshon” shumë e këtë gjë futbollisti e di mirë. Në një intervistë për ”Zona gol” të ”supersport” ai foli për shumë tema, ku dha mendimin e tij.

Dejvi Bregu shprehet : ”Jam tifoz i Romës. Për momentin kam lidhje në Shqipëri vetëm me Skënderbeun. Një fitore e rëndësishme sot. Vijmë nga një moment i mirë, sidmos këtë vit. Një tre pikësh sot na ndihmon të jemi mirë psikologjikisht. Të vazhdojmë kështu. Na vjen inat, ne sakrifikojmë larg familjeve. Ne kemi ardhur për profesionin tonë dhe nuk më pëlqen kur më pyesin përse luani. Nuk më duken korrekte. Ilir Daja është një nga më të mirët. Desha ta falenderoj. Jam rritur si lojtar prej tij. Nuk dua të bëj një listë, pasi kam fituar trofe me ta. ”

Ai shton: ” Shpresoj të bëhet më e mira për klubin. Presidenti ka thënë që deri në fund të shkurtit duhet të presim. Më kanë ardhur disa oferta. Klubi duhet të jetë i kënaqur ekonomikisht. Sa për emra, shpresoj sa më mirë. Sipas meje, ndeshjet ndaj të mëdhave na kanë ecur. Në ndeshjen me Tiranën apo Partizanin, motivimi ynë është i madh. Na shikojnë si inferiorë. Për mendimin tim, jemi në një nivel me ta. Me Jashanicën do ishim të parët. Duke parë kualitetet dhe ambienti në klub, besoj se mund të luftojmë në të dyja frontet. Besoj se vendi i tetë nuk diskutohet, Kupën mund t’a synojmë. Në përgatitemi 100% për secilën sfidë. Presidenti na ka thënë që të fokusohemi në stërvitje. Nëse do vinte një vendim negativ, largqoftë, do ishte disfatë për futbollin shqiptar. Kulmi është veshja e fanellës kuqezi, ajo është ëndrra më e madhe. Kjo vendoset nga dikush tjetër. Keqardhje për Luftëtarin. Kam zemrën e ndarë në dysh. Të dyja klubet më kanë rritur. Në këndvështrimin tim e kemi dominuar kundërshtarin. Tirana ka shfaqur karakter, Kukësi ka sulm të frikshëm. Partizani ngelet kampioni në fuqi.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE