Connect with Us

Jemi në rrugën e duhur, ja kur do të fillojë përdorimi i VAR-it në Superiore

Sport

Jemi në rrugën e duhur, ja kur do të fillojë përdorimi i VAR-it në Superiore

Publikuar

-

Kategoria Superiore ka prodhuar dy rezultate “fantazmë” këtë edicion. Kjo, për vetë epitetin që kanë golat të cilët nuk saktësohen nëse sfera e ka kaluar plotësisht vijën fatale apo jo. Si për ironi të fatit, të dy këta gola i ka pësuar skuadra kampione në fuqi. Në fillim, ndaj Kukësit në humbjen 1-0 në “Air Albania” dhe sërish në stadiumin e ri kombëtar përballë Bylisit, me këta të fundit që barazuan rezultatin falë një goli të tillë.

Për këtë, “Panorama Sport” ka kontaktuar shefin e Sektorit të Garave në FSHF-, i cili përgjigjet për sistemin e vijës fatale, por jo vetëm. Nurishmi deklaron se FSHF po studion mundësinë e instalimit të sistemit VAR në dhjetë stadiumet e Kategorisë Superiore dhe shumë shpejt do të ketë një takim me përfaqësues të FIFA-s mbi këtë çështje.

Për këtë, “Panorama Sport” ka kontaktuar shefin e Sektorit të Garave në FSHF-, i cili përgjigjet për sistemin e vijës fatale, por jo vetëm. Nurishmi deklaron se FSHF po studion mundësinë e instalimit të sistemit VAR në dhjetë stadiumet e Kategorisë Superiore dhe shumë shpejt do të ketë një takim me përfaqësues të FIFA-s mbi këtë çështje.

A do të ketë një sistem “Goal Line Teknologji” (teknologjia e vijës së portës) në Shqipëri dhe pse nuk instalohet në stadiumin kombëtar?

Për këtë nuk kam dijeni për momentin. Nuk mund të përgjigjem, por mund t’ju bëj me dije se po punojmë mbi sistemin VAR.

Për çfarë bëhet fjalë?

Po punohet që të ekzistojë sistemi VAR në kampionatin shqiptar, për të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore.
Bëhet fjalë që të aplikohet në pjesën e mbetur të këtij sezoni?

Nuk mund ta themi dot në këtë moment. E sigurt është që jemi në fazë studimi dhe në punë e sipër. Megjithatë, duhet parë, të përcaktohet kostoja dhe mundësitë për aplikimin e këtij sistemi. Jemi akoma në fazë studimi.

Cila do t’i mbulojë shpenzimet FSHF. Sa janë kostot për vendosjen e sistemit në kampionatin shqiptar?

Për këtë do të na informojë FIFA. Presim të na thotë se sa është kostoja për një ndeshje dhe për të gjitha ndeshjet e kampionatit shqiptar. E presim këtë, për vetë përvojën e aplikimit të VAR-it me miratimin e UEFA-s apo FIFA-s në kompeticione të tjera. Pra presim përvojën prej saj. Shpejt do të ketë një takim me përfaqësues të FIFA-s, për të diskutuar mbi këtë çështje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: