Connect with Us

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart.

tIRANA FESTA

Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, por nuk është rastësi. Janë shumë gjëra bashkë. Punë, vetëbesim, zgjedhje të “dhimbshme”, fat dhe mbi të gjitha sakrificë. “Panorama Sport”, si e vetmja medie në Shqipëri që ndjek çdo ditë në mënyrë sistematike zhvillimet në kampin bardheblu, po përpiqet të sjellë me detaje arsyen se përse 24 herë kampionët po “fluturojnë” sot kaq lart.

1) Kanë një grup cilësor lojtarësh dhe reparte të dubluara mirë. Milionat e hedhur në merkato po japin frytet.

2) Fitorja në derbi i çliroi nga një ngërç që i mundonte prej afro 6 vitesh..

3) Trajneri Egbo njeh shumë mirë lojtarët, ambientin dhe drejtuesit. I ka bërë gjërat thjesht.

4) Formacioni nuk ndryshon më për motive taktike, për probleme disiplinore, apo në varësi të rivalit. Është i njëjti formacion thuajse gjithmonë dhe ndryshimet vijnë ose prej kartonëve, ose për dëmtime. Ndryshimet për motive të tjera nuk ka më.

5) Rikthimi i Gent Muçës në nivele të larta ka konsoliduar mbrojtjen dhe ka rritur personalitetin e skuadrës. Si një bardheblu safi dhe një kapiten në fushë, Muça ndikon edhe për të ruajtur atmosferën e duhur.

6) Shkëlqimi i mesfushorëve. Batha, Kobinah, Torasa, Kale, Çelhaka kanë qenë të jashtëzakonshëm gjatë kësaj faze. Shpeshherë kanë kompensuar golat e munguar në sulm, por kanë mbuluar edhe pasiguritë në mbrojtje.

7) Shumë të rinj energjikë, që ndonëse me ndonjë gabim, i japin skuadrës një dinamizëm të frikshëm. Doka, Çelhaka, Hoxhallari, Ismailgeci dhe Muçi kanë i kanë shtuar një marsh më tepër shpejtësisë së Tiranës në fushë.

8) Heshtja e “senatorëve” të ulur në stol. Hasani, Osmani dhe Karabeci nuk i kanë turbulluar asnjëherë ujërat, duke mos cenuar ekuilibrat e brishtë të një skuadre që po e drejton trajneri i tretë brenda sezonit. Sjellje korrekte, që në të kaluarën i ka munguar Tiranës.

9) Fati nuk e ka braktisur Tiranën. Jo vetëm për golat që kanë shënuar në fund, por edhe sepse rivalët kanë lënë pikë “të çmendura”. Partizani në fazën e dytë humbi 5 ndeshje, ndërsa Kukësi la pikë me Luftëtarin dhe Bylisi e barazoi në 20 sekondat e fundit. Ky ndoshta është rasti për të thënë se fati ndihmon më të mirët.

10) Është zbutur rebeli “i pandreqshëm” Ngo, që hersa-herës ia prishte humorin Memës. Tani ulet në stol dhe nuk krijon trazira një ditë më pas.

11) Kanë një përgatitje fizike për t’u admiruar. Tirana ka përmbysur 6 ndeshje në fazën e dytë në 10 minutat e fundit të tyre. Qartazi tregon se çfarë diferencash ka në aspektin fizik me pjesën tjetër.

tIRANA FESTA NDAJ KUKESIT

12) Praktika e shpërblimeve nga presidenti Halili ka qenë një mënyrë efikase për të motivuar lojtarët. Shpeshherë lojtarët kanë marrë nga 500 mijë lekë të vjetër apo edhe më shumë për fitore. Ia kanë shpërblyer në fushë me një motivim ekstra.

13) Arbitrat nuk i kanë rënë në qafë. Dakord, nuk e kanë ndihmuar të fitojë, apo të “vjedhë” ndonjë gjë, por as i kanë rënë në qafë Tiranës. Dikur nuk ka qenë kështu…

14) Klubi ka rënë në qetësi, sepse rezultatet kanë mbuluar edhe ndonjë gjë që nuk shkon. Më parë, mjaftonte një humbje për të trazuar gjithë atmosferën në skuadër dhe për të gjetur armikun brenda shtëpisë.

15) Tifozë të jashtëzakonshëm. Tirana sot mund të krenohet që ka numrin më të madh të tifozëve në çdo ndeshje. Përveçse një mbështetje financiare për klubin, ata janë pa dyshim dhe lojtari i 12-të sa herë që bardheblutë kanë hasur vështirësi.

16) Më shumë vetëpërmbajtje nga lojtarët dhe stafi drejtues, më pak tentativa për të gjetur armiq kudo dhe një raport normal me mediat.

17) Konkurrencë e ashpër për të siguruar vendin e titullarit. Nëse gabon dy ndeshje radhazi, është e sigurt që dikush tjetër do të ta zërë vendin, madje me rrezikun që të mos e lëshojë më.

PANORAMASPORT.AL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: