Seria A
Tifozët e Milanit e teprojnë, i urojnë vdekjen ose coronavirusin ish-yllit të tyre

“Astori vdiq keq… Ishalla sa më shpejt e shoqëron! Kopil famëkeq!”…
Ka qenë ky mesazhi që një tifoz (pseudo më saktë) i ka dërguar Patrick Cutrones pas ndeshjes Fiorentina-Milan në Firence, ku sulmuesi i bë pjesë e episodit të penalltisë së fituar ndaj Romagnolit. Episod që vendosi ndeshjen pasi nuk ishte 11-të metërsh por më shumë një simulim i ish-milanistit.
Shumë mesazhe për Cutronen dhe sharje nga tifozët e ish-ekipit të tij të zemrës. Madje, dikush uronte ta zinte edhe coronavirusi.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania