Connect with Us

VIDEO/ Humbja ndaj Tiranës, Kukësi akuzon gjyqtarin Hamiti dhe publikon provat për njëanshmëri

Sport

VIDEO/ Humbja ndaj Tiranës, Kukësi akuzon gjyqtarin Hamiti dhe publikon provat për njëanshmëri

Publikuar

-

Te Kukësi mendojnë se humbja në ndeshjen direkte për kreun kundër Tiranës është edhe meritë e një gjykimi të njëanshëm të kryesorit Eldorian Hamiti. Klubi verilindor ka shpërndarë nëpërmjet zyrës për shtyp një video në të cilën rreshton rastet ku sipas tij gjyqtari ndërkombëtar ka vepruar në favor të bardhebluve duke i dëmtuar e duke mos përdorur të njëjtin metër gjykimi.

“Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës ka lënë një shije të hidhur sa i përket gjykimit. Kryesori Eldorian Hamiti është treguar i kursyer me kartonët për kundërshtarin, teksa te Kukësi është nxjerrë kartoni me rastin e parë. Më poshtë janë disa nga momentet të cilat klubi i Kukësit i sheh si të arsyeshme që duhen shqyrtuar!

Rasti 1: Et’hemi pretendon për penallti, por Hamiti lejon lojën!

Rasti 2: Doka shkakton faull por nuk ndëshkohet me të verdhë!

Rasti 3: Çelhaka shkakton faull por nuk ndëshkohet më të verdhë!

Rasti 4: Shkurtaj shënon gol por anulohet për faull!

Rasti 5: Top i ndalur me gjoks nga Shkurtaj, por akordohet prekje me dorë!

Rasti 6: Gentian Muça shkakton faull por nuk ndëshkohet më të verdhë!

Rasti 7: Batha shkakton faull por nuk ndëshkohet më të verdhë!

Rasti 8: Teqja nuk e prek kundërshtarin, por merr të verdhin e dytë.

Rasti 9: Muça shkakton faull por nuk ndëshkohet më të verdhë!”, shkruhet në materialin që shoqëron videon e ku rreshtohen rastet e dyshimta sipas verilindorëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: