Connect with Us

Video: Vedat Muriqi çmend tifozët e Galatasarait, fiton penallti

Sport

Video: Vedat Muriqi çmend tifozët e Galatasarait, fiton penallti

Publikuar

-

Derbi i zjarrtë i Stambollit mes Fenerbahçes dhe Galatasaray-t është në shifrat 1-1, ndërsa lojtarët u janë drejtar dhomave të zhveshjes pas përfundimit të 45 minutave të para. Në një stadium të tejmbushur dhe me një atmosferë tërësisht të ndezur, Vedat Muriqi ka qenë një protagonist kryesor në golin e skuadrës së tij.

Një ndërhyrje në këmbët e tij nga Marcao ka sjellë rrëzimin e shtatlartit shqiptar në zonë dhe gjyqtari ka drejtuar menjëherë dorën nga pika e bardhë e penalltisë. Por protestat e kundërshtarëve do të ishin të shumta, duke bërë që të kërkohej edhe ndërhyrja e sistemit VAR. Megjithatë përfundimi do të ishte i njëjtë, teksa edhe pas rishikimit të pamjeve me VAR arbitri ka qenë i vendosur për qendrimin e tij.

Protestat nga kundërshtarët kanë sjellë edhe reagimin e tifozëve në rrjet, të cilët shprehen se një ndërhyrje e tillë brutale dhe që mund të të mbyllë edhe karrierën, nuk e ka të nevojshme aspak të shihet me VAR. Duke i gjykuar kështu si të pabaza pretendimet e lojtarëve të Galatasaray-t.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: