Connect with Us

Humbja në transfertë, klubi i Kategorisë Superiore mbetet pa trajner

Sport

Humbja në transfertë, klubi i Kategorisë Superiore mbetet pa trajner

Publikuar

-

Nuk do të jem më trajner i Luftëtarit. Kam paraqitur dorëheqjen për shkak të rezultateve të fundit”. Nikolin Çoçlli është trajneri i katërt që largohet nga Luftëtari në sezonin 2019-2020.

Pas Klevis Dalipit, Klodian Duros dhe grekut Jorgos Marantas, i radhës që ikën për shkak të mosarritjes së objektivit është Çoçlli, i cili nuk e drejtoi më shumë se dy muaj skuadrën bluzi, duke marrë vetëm dy barazime ndaj Kukësit dhe Teutës. Vetë Çoçlli konfirmoi ekskluzivisht për “Panorama Sport” lajmin për largimin.

Gazeta mëson se trajner i ri do të jetë Neritan Novi, një emër i njohur në futbollin gjirokastrit, i cili prej dy vitesh është pjesë e stafit teknik. Bashkë me trajnerin e portierëve, Dritan Kristidhi, Novi do të drejtojë bluzinjtë deri në fund të këtij sezoni me shpresën se mund të ndodhë një mrekulli dhe skuadra t’i shpëtojë rënies.

Sot në orën 15:00 Novi do të prezantohet si trajneri i ri para ekipit nga drejtuesit e klubit. Luftëtari luan të shtunën në Gjirokastër kundër Laçit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Borussia Dortmund “thyen” karantinën, ekipi kthehet në stërvitje

Publikuar

-

Nga

Borussia e Dortmundit “thyen” karantinën. Lojtarët verdhezi do të rillojnë stërvitjen nesër. Për të shmangur çdo rrezik në lidhje me përhapjen e Koronavirus, futbollistët qëdrejti do të ushtrohen në grupe të vogla (nga dy), duke punuar në aspektin fizik. Futbollisti gjerman Emre Can është shprehur i kënaqur që ka zbritur në fushën e blertë. “Në […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Situata e jashtëzakonshme, reagon presidenti i Bylisit: Qeveria të na ndihmojë, lojtarët presin…

Publikuar

-

Nga

Edhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj i kërkon qeverisë shqiptare të  gjejë zgjidhje për ngërçin financiar të krijuar në futbollin shqiptar pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nëpërmjet një deklarate publike për mediat, Kapllanaj theksoi se duke filluar që nga lojtarët deri në instancat më të larta të klubit duhet […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Superliga shqiptare rrezikon ekzistencën, Laçi mesazh të drejtpërdrejtë FSHF-së

Publikuar

-

Nga

Klubi i Laçit ka ngritur zërin rreth situatës së vështirë financiare të krijuar në futbollin shqiptar prej koronavirusit, pasi në vendin tonë vazhdon gjendja emergjente e koronavirusit. Në një njoftim publik të klubit kurbinas i bëhet thirrje qeverisë shqiptare të gjejë zgjidhje për të lehtësuar klubet shqiptare nga barra e rëndë e detyrimeve financiare (tatim […]

LEXO TE PLOTE