Connect with Us

Nuk ka fitues në derbin e vogël, Partizani dhe Tirana bëjnë paqe para supersfidës së madhe

Sport

Nuk ka fitues në derbin e vogël, Partizani dhe Tirana bëjnë paqe para supersfidës së madhe

Publikuar

-

Kjo është java e derbit. Tirana dhe Partizani do të ndeshen të premte, por ditën e sotme ka qenë koha e “të vegjëlve”. Ekipet e dyta të Tiranës dhe Partizanit janë ndeshur për llogari të javës së 15 të Kategorisë së Dytë. Ndeshja ka nisur mirë për Partizanin, që kanë arritur të shënojnë në minutën e 34 me anë të Melanit.

Me avantazhin e të kuqve ka përfunduar pjesa e parë. Me nisjen e së dytës Tirana ka vendosur të nxjerrë nga loja ata që pritej të forconin edhe më shumë skuadrën bardheblu, Edon Hasani dhe Mario Morina. Më pas ndeshja ka shkuar më mirë për bardheblutë, të cilët kanë gjetur golin e barazimit në minutën e 64 me talentin Mario Beshiraj, i cili thirret shpesh edhe nga Egbo në ekipin e parë.

Pas vendosjes së baraspeshës, ndeshja nuk ka prodhuar më gola dhe të rinjtë e dy ekipeve janë ndarë në paqe. Duhet të themi se te Partizani ishte prezent edhe Esat Mala, i cili nuk figuronte prej kohësh, pas mosmarrëveshjeve me klubin e kuq. Pas këtij barazimi skuadrat nuk ndryshojnë pozicionet e tyre në renditje. Partizani qëndron në vendin e pestë, ndërsa Tirana është më poshtë dhe mban vendin e shtatë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: