Connect with Us

Paniku për koronavirusin, Gjimshiti: Unë nuk kam frikë, por ja ç’po ndodh në Itali

Sport

Paniku për koronavirusin, Gjimshiti: Unë nuk kam frikë, por ja ç’po ndodh në Itali

Publikuar

-

Berat Gjimshiti ka dhënë një rrëfim për “Blick” sa i përket situatës në Itali. Një panik i madh është hapur në këtë vend pas shtimit të rasteve me Koronavirusin, që e ka dërguar në 7 numrin e viktimave. Për këtë arsye janë shtyrë 4 ndeshje në javën që lamë pas, ndërsa e ardhshmja do të luhet pa tifozë, duke përfshirë edhe super sfidën Juventus-Inter.

Por mbrojtësi shqiptar nuk ndihet i frikësuar, pasi sipas tij, bota përballet me tragjedi të tjera që janë më të mëdha në përmasa. Gjithashtu është prekur edhe tema e mungesës në festën e datëlindjes, kur u luajt ndaj Valencias. Gjimshiti ishte në formacionin zyrtar, por papritur do të largohej për një dëmtim në nxehmje. Gasperini tha se kjo erdhi pas një ndërhyrje të gabuar nga Ilicic, por mbrojtësi shqiptar u shpreh se kishte ndierë dhimbje në kofshë pasi dha një top të gjatë.

“Përse mungova në “Champions League” ndaj Valencias? Po kam dhënë një top të gjatë në nxehmje dhe papritur ndieva dhimbje në kofshë. Sigurisht që u acarova shumë sepse erdhi për datëlindjen time. Por shokët e ekipi bënë mirë. Ndërkohë jam gati për të luajtur sërish.

Shpresoj që Koronavirusi të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos ketë më viktima. Por personalisht nëse më pyesni mua, nuk jam i frikësuar. Mendoj se në këtë botë ka tragjedi më të mëdha që ndodhin. Gjithsesi, nuk do ta këshilloja familjen time apo miqtë që të vinin në Bergamo. Sigurisht që kjo temë është mes lojtarëve. Disa kanë më tepër frikë, disa më pak.

Këtu ku jetoj unë nuk ka ende ndonjë udhëzim dhe lëvizim lirshëm. Sapo jam kthyer nga qyteti, atje dyqanet dhe restorantet janë akoma hapur. Por ka shumë më pak njerëz në rrugë se zakonisht. Stërvitje nuk kemi bërë vetëm të hënën dhe të martën do kthehemi të gjithë në fushë. Të paktën kështu na është thënë”, u shpreh Gjimshiti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: