Connect with Us

Coronavirus prek edhe Championsin/ Alarmi vjen nga Spanja

Sport

Coronavirus prek edhe Championsin/ Alarmi vjen nga Spanja

Publikuar

-

Ndeshja mes Valencias dhe Atalantës, në program për t’u luajtur më 10 mars në kuadër të Champions League, mund të mos luhet për shkak të situatës së Coronavirusit të krijuar në Itali.

Në një kohë që Seria A në Itali përgatitet për t’u përballur me emergjencën e Coronavirusit, duke u luajtur pa tifozë, nga Spanja vjen një deklaratë që përhap alarmin dhe në Champions League.

Zëvendës drejtoresha e Epidemologjisë në Valencia, deklaroi se nuk dihej ende nëse futbollistët e Atalantës do të mund të shkonin në Valencia. Ajo shtoi se deri në 10 mars ka akoma ditë, por si pasojë e situatës së krijuar në Itali për shkak të Coronavirusit, asgjë nuk është vendosur.

Në pritje për të kuptuar se si do të jetë situata në Itali, duket se Coronavirusi jep pasojat dhe në Champions. Atalanta rrezikon të mos luajë ndeshjen e kthimit kundër Valencias. Një garë kjo që pritej me entuziazëm nga ekipi i Gasperinit, pas fitores me rezultatin 4-1 në ndeshjen e parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: