Connect with Us

Komisioni i Disiplinës e mbush mirë arkën e FSHF-së, gjoba për të gjithë

Sport

Komisioni i Disiplinës e mbush mirë arkën e FSHF-së, gjoba për të gjithë

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së mori sot në shqyrtim problematikën e relatuar pranë tij nga sektori i garave, e shqyrtoi atë dhe mori vendimet e mëposhtme sipas të gjitha kategoroive të futbollit kombëtar:

Ja vendimet e plota:
1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar zyrtarin e ndeshjes në bazë të Nenit 65/1 KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë (të reja).
2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 500.000 lekë. KF Tirana urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt-konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
3. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.
FK Kukësi urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt-konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
4. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
5. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
6. Lojtari i KF Ada, Valter Perndrecaj për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
7. Zyrtari i SHS Albpetrol, Mariol Miho për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
8. Zyrtari i SHS Albpetrol, Hiqmet Cela për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.
9. Lojtari i KF Teuta U-19, Klaid Hoxha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10. Lojtari i KF Teuta U-19, Artan Jazxhi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
11. Lojtari i KF Teuta U-19, Fermirando Dashi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
12. Lojtari i KF Teuta U-19, Klevis Peca për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
13. Zyrtari i KF Pogradeci U-17, Ylli Çekiçi për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
14. Lojtari i SH.F. Pepa U-17, Klaid Hoxha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
15. Lojtari i KF Pogradeci U-17, Oresti Kasmollari për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
16. Lojtari i FC Besa U-17, Enea Hazuzi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: