Connect with Us

Lorenc Jemini tërbon kuksianët: Ankohen kot për gjykimin

Sport

Lorenc Jemini tërbon kuksianët: Ankohen kot për gjykimin

Publikuar

-

Lorenc Jemini ka bërë moviolën sa i përket rasteve më të komentuara në përballjet e fundit të Superiores. Për ta nisur nga takimi Kukësi-Tirana, sa i përket faullit ndaj Kales. Atje do të kishte ndëshkim me karton të kuq për Teqjan, pas të dytit të verdhë, ndërsa Partizanit i mungon një gol ndaj Bylisit. Kjo është moviola që bën Jemini te “Procesi Sportiv”:

Rasti i faullit të Teqjas: “Shihet qartë sesi godet me bërryl dhe me dorë. Pra është faull i qartë që i bëhet lojtarit të Tiranës. Vendimi është i drejtë që iu dha kartoni i dytë i verdhë Teqjas dhe faull. Nuk ka diskutime këtu, se është ankuar shumë Kukësi për këtë rast”.

Goli i anulluar për Partizanin në minutën e 55. “Nuk e kuptoj fare këtë rast. Është anulluar goli me arsyen se lojtari i Partizanit ka prekur topin me dorë. Nuk ka fare mundësi dhe bëhet fjalë për një realizim të rregullt. Nuk e marrë vesh se bëhen ca gabime fëmijnore, duhet të futësh pak llogjikën në punë. Si mund të vente topi me dorë aq fortë nëse do të ishte goditur nga lojtari i Partizanit në atë moment?”.


Goli i dytë i Bylisit dhe tentativa për ta larguar nga Belica: “E kam parë Manush e kam parë, 200 herë këtë rast. Por nuk mund ta them qartë që e ka kaluar topi vijën apo jo. Nuk mund ta themi dot qartësisht këtë gjë, megjithëse për mua përshembull më duket se topi nuk e kaloi vijën”. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: