Sport
Napoli-Barcelona, formacionet zyrtare/ Ka surpriza të shumta

Napoli dhe Barcelona do të luajnë aktin e parë në “San Paolo” për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League. Në kuadër të sfidës, dy ekipet kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Quique Setien ka ndryshuar skemë te Barça e tij, teksa i beson një rreshtimi 4-4-2. Pique-Umtiti luajnë në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët janë dyshja e shpejtë, Semedo-Junior Firpo. Mesfusha është e përbërë nga Busquets, De Jong, Vidal e Rakitic, ndërsa në sulm Messi-Griezmann.
Nga ana tjetër, Genaro Gattuso befason jo pak, teksa ul në stol një emër si Milik, i cili ka qenë pikë referimi për sulmin e Napolit. Trajneri italian ka rikthyer treshen e dikurshme Callejon-Mertens-Insigne. Mesfushën ia ka besuar blerjes Diego Demme, i cili luan krah Ruiz dhe Zielinskit. Di Lorenzo-Mario Rui luajnë në krahët e mbrojtjes, ndërsa në qendër Manolas dhe Maksimovic. Porta i besohet Ospinës.