Connect with Us

Skandali me menaxherin shqiptar, në skenë del emri i Sadikut

Sport

Skandali me menaxherin shqiptar, në skenë del emri i Sadikut

Publikuar

-

Hetimi i menaxherit me origjinë shqiptare, Fali Ramadani për evazion fiskal në Spanjë, përfshin në mënyrë indirekte edhe Armando Sadikun, emri i të cilit ka qarkulluar gjerësisht në media spanjolle gjatë ditës së sotme. Sulmuesi shqiptar rezulton të jetë nën menaxhim nga LIAN SPORTS, kompania e cila drejtohet nga Ramadani dhe Nikola Damjanac, të cilët kanë bërë të mundur disa transferime të tij në vitet e fundit nëpërmjet nëpunësve të tyre.

Që kur shteti spanjoll nisi hetimet për evazionin fiskal nga Ramadani dhe bashkëpunëtorët e tij, po kalojën në sitë të gjithë transferimet që kanë kryer në emër të LIAN SPORTS. Mes tyre figurojnë edhe lëvizjet në tre vitet e fundit të Armando Sadikut, si kalimi i tij në kampionatin polak te Legia Varshavë e më pas te Levante para se të përfundonte te Malaga.

Mediat spanjolle shpjegojnë se asnjë prej këtyre transferimeve nuk rezulton të jenë mes atyre të dyshuara për evazion fiskal, pasi nuk ka pasur shifra fiktive si në rastet e mëparshme. Gjithashtu, për t’i finalizuar ato kanë qenë disa bashkëpunëtorë të tjerë të kompanisë që janë marrë e jo Ramadani me Damjanac në mënyrë direkte.

Gjithsesi, kjo mund të dëmtojë paksa situatën e sulmuesit shqiptar pasi në rrethana të tilla, pakkush dëshiron të kryejë marrëveshje me kompanitë që janë nën hetim nga autoritetet shtetërore, aq më tepër për evazion fiskal e fshehje të ardhurash. Sadiku është në huazim te Malaga deri në fund të sezonit pa të drejtë të blerjes së kartonit dhe në verë do të duhet të vërë në lëvizje menaxherët e tij që t’i gjejnë një sistemim tjetër nëse Levante nuk e do më.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: