Connect with Us

Sot është një nga më të mirët në botë, dikur lante banjat e hoteleve

Premier Liga

Sot është një nga më të mirët në botë, dikur lante banjat e hoteleve

Publikuar

-

Rahem Sterling ka kaluar një fëmijëri të vështirë dhe nuk e ka pasur aspak të lehtë për të arritur këtu ku është. Babai i tij vdiq kur Rahemi ishte vetëm 2 vjeç dhe racizmi e ka shoqëruar gjithmonë, edhe tani që është një yll i Manchester City. Sulmuesi me origjinë nga Xhamajka ka dhënë një prononcim emocionues për AS, aty ku flet për momentet e vështira, vuajtjet e fëmijërisë, racizmin, Realin e Madridit dhe interesimin e spanjollëve kundrejt tij.

“Vdekja e babait tim më motivoi të jap gjithçka nga vetja dhe të arrij më të mirën time. Vetëm duke u rritur e kuptova se sa e vështirë kishte qenë për mamanë time dhe vëllezërit. Mamaja është përkufizimi i punës së vështirë, nuk më motivon askush më shumë se ajo. Më ka mësuar të luftoj për atë që dua, sa herë që kam nevojë për stimuj më shkon mendja tek ajo.

Unë dhe motra ime pastronin banjat e një hoteli për të ndihmuar mamanë. Futbolli më ka ndihmuar shumë për të më mbajtur larg telasheve. Racizmi? Tani është bërë diçka normale në futboll. Nuk do të befasohesha aspak nëse një futbollist vendos të braktisë lojën dhe të largohet. Është një situatë shumë e trishtë.

Jam shumë i lumtur te City, por edhe Real Madrid është një klub fantastik. Është diçka madhështore të veshësh fanellën e Los Blancos. Gjithsesi, dua të sqaroj se kam një kontratë me City deri në vitin 2023 dhe dua ta respektoj atë. Askush nuk e di se çfarë do të na rezervoje e ardhmja. Unë jam gjithmonë i hapur për sfida, por sfida e momentit quhet Manchester City“, përfundon sulmuesi i talentuar anglez.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”. Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio

Publikuar

-

Nga

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge. Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp kontakton babain e Mbappe, gati transfrimi i bujshëm

Publikuar

-

Nga

‘Reds’ janë gati për lëvizjen e madhe. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG. Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe. ‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: