Connect with Us

U shtynë ndeshjet e Serisë A, Igli Tare realist: Kishim frikë dhe panik

Seria A

U shtynë ndeshjet e Serisë A, Igli Tare realist: Kishim frikë dhe panik

Publikuar

-

Lacio ka luajtur ndaj Genoas në Seria A në fundjavën që lamë pas, duke fituar me rezultatin 2-3. Por nga ana tjetër kishim një paralizim të futbollit në Itali. Jo pak, por 4 ndeshje janë shtyrë për shkak të Koronavirusit që po përhapet me shpejtësi.

Takimet që ishin pranë zonave të prekura, nuk janë zhvilluar dhe në javën e ardhshme do të luhen me dyer të mbyllura. Igli Tare ka qenë i pranishëm në një lidhje telefonike për “Open”, atje ku tregon eksperiencën jo shumë të bukur që përjetoi në Xhenoa.

‘Në Genoa nuk ishte një eksperiencë e bukur mund të them. Të gjithë kishim frikë dhe panik në çdo ambient që shkonim. Duhet të ruhesh pasi është një gjë e re, ne nuk e njohim dhe nuk ka një masë parandaluese. Vaksina kam lexuar se do rreth 1 vit që të dali në treg dhe prandaj duhet të kemi shumë kujdes.

Federata italiane ka thënë se do të luhet pa tifozë tani, por ka pak shpresë nga zonat që nuk janë prekur në Itali që të luajnë me tifozë. Kjo nuk ka ndikuar në rrethin tonë shoqëror, që vazhdojmë me takimet tona si më parë. Veriu është me panik, por jugu është me frikë këtu. Në Romë nuk ka asnjë rast, e keni gabim atë informacionin se ka tre të prekur me Koronavirus. Dyshohej vetëm për një djalë që pas testimeve rezultoi negative”, tha Igli Tare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: