Sport
Video e javës/ Shihni se çfarë i bën trajneri arbitrit, pasi nuk ishte dakord me vendimin e tij

I papërmbajtshëm trajneri i Union në Argjentinë. Leonardo Madelon është kapur me gjyqtarin e katërt, Nahuel Vinas, për shkak të minutave shtesë (akordoi 4 minuta) që ka dhënë në takimin që Union e barazoi pa gola kundër Central Cordoba.
Fillimisht Madelon ankohet, ndërsa më pas e shtyn dhe e kap për qafe Vinas. Ky i fundit nuk e toleron diçka të tillë dhe sinjalizon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, i cili nuk u kursye dhe i nxori kartonin e kuq trajnerit të Union.
Madelon edhe pas kartonit të kuq shfaqet i irrituar, teksa në mediat argjentinase raportohet që e ka ofenduar nga nëna arbitrin e katërt, ndërkohë që shikohet që edhe e përplas në sup. Pritet që trajneri i Union të dënohet nga organet disiplinore për sjelljen e tij ndaj Vinas.
Nicolás Mazzola#Superliga pic.twitter.com/yCvsgsyy9u
— Boca Jrs. Global (@BocaJrsVideo) February 25, 2020
expulsado Leonardo Madelón "DT de @clubaunion" en un enfrentamiento con el cuarto árbitro #Superliga
.
vía @BocaJrsGol pic.twitter.com/Ox2dPgtAoX— Boca Jrs. Global (@BocaJrsVideo) February 25, 2020