Connect with Us

Bregut i mbërrin oferta e bujshme, talenti vlonjat bëhet gati për largimin

Sport

Bregut i mbërrin oferta e bujshme, talenti vlonjat bëhet gati për largimin

Publikuar

-

Dejvi Bregu është njeriu i momentit te Skënderbeu. Sulmuesi ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë deri tani dhe golat apo paraqitjet e tij në fushë kanë qenë një ndihmë e madhe për klubin korçar. E ardhmja e Bregut pritet të jetë jashtë Shqipërisë dhe për këtë po punon presidenti Takaj.

Futbollisti bën edhe një herë me dije se e ka lënë transferimin e tij në dorë të presidentit dhe se ofertat për të janë duke u shqyrtuar. Gjithashtu shton se pret deklaratën e Skënderbeut për të ardhmen e tij. Megjithatë, fundjava me shumë mundësi do e gjejë sërish në Superiore, teksa Bregu tregon se po stërvitet për të qenë nga minuta e parë të shtunën ndaj Vllaznisë.

“Përderisa është momenti që të qendroj në Korçë aq sa thotë klubi, unë do jap maksimumin për Skënderbeun. Pastaj siç e kam thënë edhe më parë duhet të japë klubi një deklaratë. Ia kam lënë në dorë presidentit. Në kontaktet që kam pasur me klubin dhe anëtarë të tij më kanë thënë që kanë ardhur oferta. Po i shqyrtojnë dhe po i vlerësojnë. Përderisa klubi më ka thënë të stërvitem unë do e bëj një gjë të tillë dhe do jem nga minuta e parë në Shkodër”, ka thënë Dejvi Bregu për “Balkanweb”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: