Connect with Us

E bujshme/ Barcelona mbetet vetëm me 12 lojtarë, pritet debutimi i Rey Manajt në Champions League

La Liga

E bujshme/ Barcelona mbetet vetëm me 12 lojtarë, pritet debutimi i Rey Manajt në Champions League

Publikuar

-

Debutimi i Rei Manajt me Barcelonën pritej në La Liga, por në mënyrë të papritur ai mund të ndodhë në Ligën e Kampioneve. Një “ndihmë” për të arritur këtë objektiv sulmuesit ia kanë dhënë sot Serxhio Buskets dhe Arturo Vidal. I pari plotësoi kartonët e verdhë dhe do të pezullohet një ndeshje, ndërsa i dyti u ndëshkua me karton të kuq në këtë sfidë e sigurisht nuk do të jetë në “Kamp Nou” për ndeshjen e dytë ndaj Napolit. .

Kjo bën që Barcelona të ketë gjithsej 12 futbollistë profesionistë në dispozicion për ndeshjen e kthimit, duke shpresuar që dëmtimet deri më 18 mars të mos reduktojnë më shumë radhët e saj. Ter Shtegen, Semedo, Pike, Rakitiç, Artur, Mesi, Neto, Lengle, Grizman, De Jong, Umtiti dhe Zhunior Firpo janë të vetmit profesionistë që do të ketë në dispozicion Setien për atë sfidë, pasi pjesa tjetër janë të dëmtuar apo të pezulluar.

Me pak fjalë, ai ka një formacion me 11 lojtarë dhe portierin rezervë, ndërsa pjesën tjetër të pankinës duhet ta mbushë me futbollistë nga ekipi i dytë që ka regjistruar në listën UEFA, mes të cilëve përfshihet edhe Manaj. Ndaj nuk është çudi që në javët në vijim Manaj të jetë gjithnjë e më shumë në stërvitje me Barcelonën, pasi katalanasit me shumë siguri do ta përfshijnë në listën e tyre në ndeshjen e kthimit sulmuesin shqiptar që mund t’i ndihmojë në rast nevoje përballë napolitanëve. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

UEFA vendos përfundimisht datën kur duhet të kenë përfunduar të gjitha kampionatet

Publikuar

-

Nga

Synimi nga ana e UEFA-s është i qartë. Kampionatet kombëtarë duhen përfunduar, ndërsa dy kompeticionet europiane, Liga e Kampionëve dhe Europa League, do të shqyrtohen në një tjetër moment, atëherë kur edhe udhëtimet e klubeve të jenë të sigurta. Sakaq, në mbledhjen e djeshme, duket se është vendosur edhe një datë limit për përfundimin e […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

LAJM I FUNDIT/ Nuk ka futboll as në prill dhe maj, kampionatet fillojnë në qershor

Publikuar

-

Nga

UEFA ka zhvilluar sot një video konferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 shteteve anëtare ku është analizuar situata kaotike  e krijuar nga Covid 19, e cila ka prekur edhe futbollin duke e paralizuar thuajse në gjithë botën, dhe  duke ngritur shumë pikëpyetje për sa i përket fateve të sezonit. Pas konsulencës me 55 sekretarët […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Messi me shokë bëjnë gjestin e madh, pranojnë uljen e rrogës me 70%

Publikuar

-

Klubet e futbollit ndodhen në krizë financiare dhe një ndihmë pritet të vijë nga ulja e pagave të futbollistëve. Juventusi dha një shembull pozitiv dhe lojtarët gjeten një akord me drejtuesit për të ulur katër rrogat e marsit, prillit, majit dhe qershorit. Plot 90 milion euro do kursejnë bardhezinjtë. Solidarizim për gjendjen e vështirë të […]

LEXO TE PLOTE