Connect with Us

Në djall të shkojë coronavorusi/ Juve-Inter do të luhet me tifozë?

Seria A

Në djall të shkojë coronavorusi/ Juve-Inter do të luhet me tifozë?

Publikuar

-

Asnjë siguri, propozime që ndonjëherë nuk merren në konsideratë, shumë panik. Është efekti i Coronavirus në Serie A, një situatë e jashtëzakonshme. Ndeshja mes Juventusit dhe Interit, për vetë rëndësinë e saj, është më e diskutuara në këto ditë. “Derby d’Italia”, sipas opsionit më të mundshëm deri tani, duhet të luhet pas dyerve të mbyllura, në “Allianz Stadium”, të dielën në mbrëmje.

Por, sipas “La Stampa”, mund të ketë një hipotezë të re sensacionale në horizont. Mundësia e shtyrjes së supersfidës për të hënën në mbrëmje po fiton terren. Teknikisht, masat e karantinës në rajonin e Piedmontes skadojnë të shtunën e 29 shkurtit, ndërsa ato të qeverisë italiane vazhdojnë deri të dielën e 1 marsit.

Pra, në gjendjen aktuale, asnjë rregull e kufizim ligjor nuk ndalon që ndeshjet, nga e hëna e tutje të luhen rregullisht. Edhe pse, siç u përmend, rregullat e reja ka të ngjarë të dalin në ditët në vijim. Hipoteza në fjalë është e “gjallë”, falë fjalëve, që ju thamë dje, të Ministrit të Sportit, Vincenzo Spadafora: “Nëse të dhënat nuk na japin indikacione alarmuese, mund të ndodhë që nga 2 marsi ta ndalojmë pezullimin e ngjarjeve sportive. Ne do të monitorojmë evolucionin e situatës në ditët në vijim”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Maska falas për italianët, Gjimshiti tregon gjestin e madh që po ben e fejuara e tij serbe

Publikuar

-

Nga

Itali vijon të vuaj pasojat e virusit Covid-19 me qindra jetë humbura. Nga ana tjetër mijra persona janë të prekur apo edhe të tjerë që rrezikojnë shumë. Nevoja për masa mbrojtëse dhe mbështetje mbetet gjithmonë në rritje për të qenë sa më të sigurtë dita-ditës. E këtë herë ndihmës së donacioneve i bashkohet edhe partnerja […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Surpriza e madhe e merkatos, Milot Rashica në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi nuk është emri i vetëm që po monitorohet me shumë kujdes në radhët e përfaqësueses së Kosovës nga klubet e mëdha italiane për merkaton e verës. Edhe Milot Rashica ka përfunduar prej kohësh në radarët e tyre e duket se më në fund një prej emrave të mëdhenj më Itali do të bëjë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ditë zie për tifozët Atalantës, koronavirusi merr njeriun e tyre të dashur

Publikuar

-

Nga

Një tjetër lajm i keq për Bergamon, më saktë për tifozët e Atalantës, duke qenë se Zakaria Kometi është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare, prej koronavirusit. Kometi ishte një person tepër i veçantë për klubin bergamez, sepse u rrit te të rinjtë e Atalantës, luajti 14 vite si portier me skuadrën e parë […]

LEXO TE PLOTE