Connect with Us

E ka të ëmën gjermane, zbulohet cilën kombëtare do zgjedhë djali i Igli Tares

Sport

E ka të ëmën gjermane, zbulohet cilën kombëtare do zgjedhë djali i Igli Tares

Publikuar

-

Etienne Tare ka debutuar disa javë më parë, me ekipin e dytë të Lacios. Një e arritje më vete për këtë lojtar, pasi është vetëm 16-vjeç dhe njëkohësisht futbollisti më i ri në “Primavera” të kryeqytetasve.

Flasim për djalin e Igli Tares, që duhet të punojë aq shumë për të lënë gjurmën e tij në futboll dhe të mos quhet si i biri i drejtorit sportiv. Talenti është aty dhe koha është përpara, për të mbërritur në këtë pikë. Ashtu siç do të bënte edhe Thomas Strakosha, që tani nuk quhet më vetëm si djali i Fotos.

“Sport Ekspres” ka zhvilluar një intervistë me Etienne Tare, teka e pyesim edhe për Kombëtaren që do të zgjedhë. Nëse në rastin e Rudi Vatës kishim një zgjedhje zhgënjyese për Shqipërinë sa i përket djalit të tij, nga familja Tare kemi marrë gjithmonë vetëm krenari.

Si shkon aventura tek të rinjtë e Lacios? Aty ndodhen dhe shumë lojtar shqiptarë, me kë kalon më shumë kohë?

Aventura po shkon në mënyrë të mirë. Unë jam lojtari më i ri në skuadër, luftojmë për të arritur në “Play Off” dhe këtë e kemi si objektiv. Me të gjithë lojtarët shqiptarë këtu kamë një raport shumë të mirë, ndihemi pjesë e integruar e skuadrës.

Sa shumë e pret debutimin me ekipin e parë te Lacio? Mendon se do të jetë e afërt dita?

Të gjithë e ëndërrojnë që të debutojnë një ditë me fanellën e Lacios dhe unë si shokët e mi, por e di që është shumë e vështirë kjo gjë. Duhet që të arrijë deri në atë pikë me punë dhe sakrificë.

Sa i përket Kombëtares, e ndarë mendja se kë do të përfaqësosh?

Po unë jam me nënë gjermane dhe babain shqiptar, por tradita është traditë e do më pëlqej që të luajë me fanellën e Shqipërisë.

Po sa i përket Koronavirusit, ka frikë dhe sa ka ndryshuar situata në këto kohë?

Ka frikë dhe po merren shumë masa, pasi po i dëgjojmë të gjitha e shpresoj që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt. Edhe neve na e kanë bllokuar kampionatin këtu tek të rinjtë për këtë problem. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Bashkëpunëtori i Rejas: Nuk habitem nga bujaria e shqiptarëve, dinë të të vlerësojnë

Publikuar

-

Nga

Trajneri atletik i kombëtares së Shqipërisë Luixhi Febrari thotë se nuk ndihet i befasuar nga dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga qeveria jonë drejt Italisë. Në një intervistë për “Brescia Oggi”, bashkëpunëtori i trajnerit të Shqipërisë Edi Reja thekson se “italianët në Shqipëri ndihen të privilegjuar” dhe se ky gjest nga ana e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Kjo situatë në prek të gjithëve”, Altin LALA flet nga Gjermania: Problem do jetë …

Publikuar

-

Nga

Virusi COVID-19 vazhdon të jetë problematik për një pjesë të madhe të botës dhe kryesisht Europën. Për ta parandaluar, vendet kanë marrë masa ekstreme duke kufizuar lëvizjen e individëve. Gjermania është një nga vendet që ka numër të lartë të infektuarish, por vdekshmëria është e ulët kjo dhe fal menaxhimit të bluzave të bardha. Ish […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Historike/ Ja rekordi që theu Dinamo në Kupat e Europës

Publikuar

-

Nga

Dinamo arriti që afro dy dekada më parë të rikthehet te titulli kampion, nën presidencën e Besnik Sulajt dhe me një skuadër që grumbulloi më të mirët e futbollit shqiptar. Mjafton të përmendësh portierin e tretë të Kombëtares, Ilion Lika, apo dhe sulmin, aty ku kualitete si: Fjodor Xhafa e Daniel Xhafaj, Klodian Asllani apo […]

LEXO TE PLOTE