La Liga
Katon i kuq, penallti dhe 3 gola/ Guardiola dhe djemtë e tij dalin me kokën lartë nga “Bernabeu”

Manchester City ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madrid, duke hedhur një hap të sigurt drejt çerekfinaleve të Champions League.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi 2-1 në Madrid, duke përmbysur disavantazhin pas golit të Isco.
Gabriel Jesus dhe De Bruyne me 11-metërsh i dhanë fitoren “Citizens” në një ndeshje që dukej e kontrolluar nga madrilenët.
City kishte një rast shumë të mirë për të shënuar edhe golin e tretë, por Gabriel Jesus u ndalua me faull nga Sergio Ramos kur ishte vetëm përballë portierit, duke bërë që kapiteni i Realit të ndëshkohej me të kuq.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania