Connect with Us

“Kisha një ‘mal’ me oferta”, rrëfimi special i Jashanicës: Nëse falet Skënderbeu e mbyll karrierën…

Sport

“Kisha një ‘mal’ me oferta”, rrëfimi special i Jashanicës: Nëse falet Skënderbeu e mbyll karrierën…

Publikuar

-

Dy vite pa futboll në kulmin e karrierës, Bajram Jashanica nuk e kishte menduar kurrë se në momentin e tij më të mirë, e madje kur ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës, apo ofertat nuk kanë munguar edhe nga kampionate të njohura të Europës do të dënohej… Në një intervistë për “Rtshsport”, Jashanica tregon se si e priti dënimin, periudhën e gjatë larg fushave në momentin e tij më të mirë, por edhe forcën dhe mbështetjen që ka pasur nga miqtë dhe shokët. Por, ka edhe një mesazh për klubet dhe mjekët…”Normalisht që është një emocion i madh. E kam pritur këtë ditë me padurim, duke qenë se ishte periudhë e gjatë. Më në fund kjo ditë erdhi dhe shpresojmë që ta nisim me këmbën e mbarë. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, pasi të stërvitesh me grupin, apo në mënyrë individuale dhe të mos luash në fundjavë nuk ka më keq. Nuk ke se çfarë të bësh. Ishte fati im i keq. Shpresoj që momentet e mira të vijnë dhe ato më të këqija të kalojnë. Dy vite kanë qenë shumë të gjata, por gjithmonë kam menduar që do të rikthehem më i fortë. Shpresoj që të jap maksimumin tim për ekipin”, – tha Jashanica fillimisht.

Ofertat

Jashanica ishte në kulmin e vet kur u dënua, sepse po luante si titullarë në Korçë, ndaj edhe mund të largohej nëse nuk do të ishte dënuar…”Po, kam pasur shumë oferta. Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ndonëse e kam ndier edhe të moralshme që të qëndroj në Korçë. Kam qenë si në shtëpinë time. Me familjen Takaj kam qenë shumë korrekt, por edhe ata me mua më kanë respektuar.”

E ardhmja

Pas një viti të bujshëm, me fitimin e titullit, apo dhe Kupës së Shqipërisë si dhe duke lënë gjurmë në Kupat e Europës, vjen dënimi i Jashanicës. Te Skënderbeu dhe jo vetëm te mbrojtësi ishte si një “rrufe në qiell të hapur”. “Ajo që iku, iku! Nuk mund ta kthejmë mbrapa, por prapë e them se ka qenë shumë e vështirë për mua. Nuk kemi se çfarë të bëjmë. Dua që të jap më të mirën për skuadrën, por do të shoh edhe karrierën time. Në kontratë jam edhe gjashtë muaj, shpresoj që të ketë edhe një vendim i mirë për Skënderbeun. Jo vetëm në dëshirën time, por nëse bëhet mirë edhe për Skënderbeun e mbyll karrierën këtu”.

Daja

“Është shumë i mirë, për mendimin tim është një nga më të mirët në Shqipëri, Kosovë apo dhe në Maqedoni. Me Dajën i kam shumë mirë marrëdhëniet dhe më ngacmon ndonjëherë. Më thotë ndonjëherë mirë se u ktheve o malok. Bëjmë shaka dhe shkojmë shumë mirë. Ka qenë periudha më e vështirë, por ai dhe të tërë më njohin. Kush ka punuar e di se unë nuk dorëzohem kollaj”.

Urimet

“Të gjithë ata që kanë miqësi dhe që më kanë dashur, më kanë telefonuar dhe më kanë uruar ditën e parë që më ka përfunduar dënimi. Ka qenë vërtetë me emocione shumë të mëdha për mua. Të mos luash dy vite është shumë e rëndë. Ishalla mos i ndodhtë askujt. Unë e kam përjetuar shumë keq…”, – shtoi mes të tjerave mbrojtësi shtatlartë.

Kulmi

“Kur kaluam dy fazat në Europë ka qenë e vështirë, por edhe më e këndshme. E do Skënderbeu, por e do edhe Shqipëria, sepse po i mungon një ekip si Skënderbeu edhe kampionatit shqiptar që të përfaqësohet aq denjësisht në Europë”.

Familja

“Kanë vuajtur shumë edhe familje në këto dy vite të tmerrshme për mua edhe ata kanë vuajtur shumë. Por, nuk dua që ta kujtoj më. Ajo që iku, iku dhe duhet që të shohim para, unë familja ime dhe familja korçare”.

Skënderbeu

“Nuk është mësuar Skënderbeu në vendet e mëposhtme, por duam që të rrimë lart në tabelë. Kemi bërë ndeshje të mira, pavarësisht klasifikimit. Ka ekip të forta si Skënderbeu, Kukësi e Partizani. Duhet që të besojmë, jemi afër edhe me vendet e kreut”.

Mesazhi

“Në fund ka një mesazh: “I lutem të gjithëve të kujdesen sa më shumë për lojtarët. Unë për vete isha në kulmin e karrierës. U lutem mjekëve dhe drejtuesve të klubeve, që askujt të mos i ndodh më kjo që më ndodhi mua, është shumë e rëndë, më e rënde se një dëmtim që të rrezikon edh karrierën”, – tha Jashanica në fund të prononcimit të tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: