Connect with Us

“Thyeva 20 stola në Air Albania”, deklarata befasuese e tifozit të Tiranës. Si e arrestoi Policia

Sport

“Thyeva 20 stola në Air Albania”, deklarata befasuese e tifozit të Tiranës. Si e arrestoi Policia

Publikuar

-

Ka pranuar në policinë e Tiranës se ka thyer jo një, por më shumë se 20 stola në stadiumin “Air Albania”. Bëhet fjalë për tifozin e Tiranës, Ledio Guni, që do të dalë përpara togave të zeza për t’u dënuar sipas ndryshimeve të reja të Kodit Penal për dhunën në stadiume, raporton newsport.al.

Situatë absurde, që tifozi e pranon edhe vetë pas ndeshjes Kukësi – Tirana, luajtur të premten e javës se kaluar, që përfundoi me përmbysjen e tiranës në rezultatin 1 – 2. Tifozi i Tiranës e ka pranuar se ka shkatërruar mbi 20 stola me radhë, pasi është vënë përpara pamjeve filmike. Ai u ka thënë autoriteteve se i paguan vetë dëmeve të stolave të thyer prej tij, por ndërkohë nuk dihet sesi mund të zgjidhet ky ngërç, kur vetë klubi do të duhet të paguajë 1 stol – 100 euro për të gjithë stolat e thyer nga tifozët e vet.

Të njëjtën gjë kanë pranuar me deklarata edhe dëshmitarët që kanë evidentuar Gunin si shkatërrues të pronës publike, duke i thënë uniformave blu se nuk pati asnjë sqarim prej tij se pse thyente stolat. Përveç dënimit që do të marrë nga gjykata, Guni, do të përballet edhe me vendimin e policisë dhe FSHF për të mos hyrë më në stadiumin Air Albania, ndërkohë që foto e tij do të shpërndahet për të gjithë stadiumet për të mos qenë asnjëherë spektator në ndonjë ndeshje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: