Connect with Us

Video: Provoi të shënonte si Messi, topi përfundon atje ku nuk e priste akush

Sport

Video: Provoi të shënonte si Messi, topi përfundon atje ku nuk e priste akush

Publikuar

-

Konsiderohej si Messi i ardhshëm, por ky epitet e ngarkoi më shumë seç duhet kroatin Alen Halilovic. Mesfushori me tipare sulmuese kaloi te Barcelona në verën e vitit 2014, për pesë milion euro. Përfitoi Dinamo Zagreb, që shpresonte shumë që ai të shitej në të ardhmen. Nuk ndodhi kështu.

Halilovic kaloi te Sporting Gijon fillimisht dhe më pas te Hamburger SV. UD Las Palmas ishte stacioni i radhës, për të veshur më vonë edhe fanellën e Milanit. Kuqezinjtë e huazuan fillimisht në Belgjikë te Standart Liege, kurse tani është pjesë e Heerenveen në Holandë. Dhe sa për kujtesë, Halilovic ende nuk ka mbushur 24 vjeç.

Edhe në Holandë hapësirat për kroatin janë të vogla, ndërkohë që së fundmi është bërë protagonist në një ndeshje kundër ADO Den Haag. Në minutën e 72-të ai ka tentuar portën e kundërshtarit, por topi ka përfunduar brenda dyqanit që ndodhet në tribunën pas porte dhe videoja po bën xhiron e internetit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: