Connect with Us

“A t’i heq këpucët?”/ Mbappe rrëfen momentin kur hipi në makinën e Zidane në moshën 14-vjeçare

Sport

“A t’i heq këpucët?”/ Mbappe rrëfen momentin kur hipi në makinën e Zidane në moshën 14-vjeçare

Publikuar

-

Skuadrat europiane janë të gatshme ta mbulojnë me ar’ transferimin e tij. Kylian Mbappe nuk është një 21 vjeçar aspak normal. Që nga momenti kur u transferua te PSG, të gjithë e kuptuan se një talent dhe fenomen i futbollit modern është duke “lindur”. E kur emri i tij lakohet në katër anët e botës, Mbappe dëshiron të ndaj disa kujtime me tifozët e futbollit.

Në një rrëfim emocionues për “The Players Tribune”, sulmuesi francez kujton momentet e para të stërvitjes dhe dëshirës së madhe për të takuar profesionistë dhe protagonistë të futbollit në atë kohë. Fati e deshi që një takim t’i rezervohej edhe me atë që me ngulm po e kërkon edhe sot, Zinedin Zidane. Mbappe tregon se për të ka qenë një ëndërr udhëtimi në Madrid ndërsa peng i tij mbetet mosnisja e karrierës te skuadra e Chelsea.

“Kur isha 14 vjeç, babai im mori një telefonatë nga dikush në Real Madridit, duke më ftuar të shkoja në Spanjë për t’u stërvitur gjatë pushimeve. Ishte një befasi sepse ata në fakt i kishin thënë babait tim që Zidane donte të më shihte. Ishte sikur isha në hënë, mezi prisja të shkoja atje. Kishte skautë që vinin në të gjitha ndeshjet tona dhe unë kisha ndikim në media, të cilat nuk dija si t’i trajtoja në atë kohë. Familja ime dëshironte të më mbronte nga presioni.

Unë kurrë nuk do ta harroj momentin kur kam takuar Zidanin, kemi mbërritur në aeroport dhe ai na ka takuar në parkingun e makinave, ai na ofroi të na çojë në terren për t’u stërvitur dhe unë e pyeta: “A t’i heq këpucët?” Nuk e di pse e thashë atë, ishte makina e Zinedine Zidane, mendova se isha në ëndërr. Pas përvojës në Chelsea, unë i kërkova prindërve të mi të linin pasi shkoja të luaja për një klub të shkëlqyeshëm, por ata nuk donin që kjo të ndodhte. Ata donin që unë të qëndroja në shtëpi dhe të jetoja si një fëmijë, duke pasur një jetë normale. Nuk e kuptova në atë moment, por ishte për të mire”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE