Connect with Us

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun e kartonëve dhe e mori një, i cili e lë jashtë fushës për ndeshjen e kthimit.

Vidal e humbi toruan në fundin e ndeshjes pas koreve të shumta të tifozëve napolitanë për të shkuarën e tij juventine dhe u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Një karton e mori për faullin kundër Mario Ruit dhe tjetrin për përplasjen që pati me portugezin. Vidal është një mungesë e madhe për katalanasit, pasi mund të luajë edhe në repartin e avancuar. Trajneri Setien shpreson që të rikuperojë Hordi Albën ose Serxhi Roberton për sfidën e kthimit, por në mesfushë duhet të luajë Rakitiç ose De Jong përpara mbrojtjes. Por lajmet e këqija nuk vijnë vetëm… Barcelona duhet të zëvendësonte në fundin e ndeshjes Xherard Pikenë, i cili pësoi një dëmtim në kavilje dhe prezenca e tij në “Bernabeu” kundër Realit është në rrezik. Ai ka besim se do t’ia dalë, por duke parë si u largua nga fusha duket e vështirë. Kike Setien duhet t’i bëjë mirë llogaritë për pjesën e mbetur të sezonit dhe të shpresojë që ndonjë nga futbollistët të rikuperohet dhe të japë kontributin për të arritur objektivat.

Manaj Mesi

SYTË NGA MANAJ – E gjetur në këtë situatë, Barcelona sigurisht që duhet t’i hedhë sytë nga ekipi i akademisë, sepse aty ka alterna tiva dhe lojtarë që mund të luajnë pa frikë në skuadrën e parë. Një prej tyre është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj. Gazeta katalanase “Mundo Deportivo” shkruan se shqiptari mund të jetë një alternativë e vlefshme për të ardhmen, duke qenë se Breithueit nuk mund të luajë në Ligën e Kampioneve, për shkak se u transferua pasi ishin mbyllur listat. Gjatë kësaj kohe, Barcelona ka bërë shumë eksperimente me sulmuesin shqiptar, duke e marrë në stërvitje, duke e grumbulluar, por ende pa i dhuruar debutimin.

reymanaj-barcelona

Gjithçka që po ndodh në ekip është në favor të shqiptarit dhe ai thjesht duhet të jetë i përgatitur për momentin që mund t’i vijë. Përveç Manajt, emrat e tjerë që mund të bindin Setienin janë Injaki Pena, Riki Puxh, Aleks Kojado, Serxho Akieme dhe Araujo etj. Manaj gjithashtu është në listën e futbollistëve që mund të jetë alternativë për katalanasit. “Rei mund të na ndihmojë shumë. Ka karakteristika të veçanta dhe është një lojtar që punon dhe përkushtohet në stërvitje”, tha Kike Setien kur e grumbulloi për ndeshjen me Getafen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E nis me fanellën e Shaqirit dhe e përfundoi me të tijën/ Ermir Lenjani bën sfidën e pamundur

Publikuar

-

Nga

Mesfushori anësor i Shqipërisë, Emir Lenjani, me anë të një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka dhuruar spektakël. Lenjani ndodhet aktualisht në karantinë, si dhe pa skuadër, pasi u largua nga ekipi zviceran i Sion. 30 vjeçari nga Prishtina, me videon e publikuar, tregoi formën e tij shumë të mirë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sërish polemika, Rama kapet prap me kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mundohet me çdo kusht të ndërgjegjësojë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të Koronavirusit. Kryeministri njihet edhe për batutat e tij të shumta, teksa shpesh herë ka përmendur edhe Kombëtaren në kohët e fundit, duke iu referuar pësimit të golave në minutat e fundit nga kuqezinjtë. Të […]

LEXO TE PLOTE