Connect with Us

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri Stiven Xherrard.

Madje, 23-vjeçari “detyroi” me paraqitjet e tij teknikun Xherrard t’i jepte një shans nga minuta e parë në ndeshjen e djeshme të Ligës së Europës, ku Rejnxhërs mori kualifikimin ndaj Bragës. Sulmuesi i kombëtares zhvilloi një ndeshje pozitive, ndërsa së fundmi lëvdatat kanë ardhur edhe nga një legjendë e klubit skocez si Ali Mekoist. “Kamberi bëri një punë të madhe në ndeshjen ndaj Bragës. Ai ia doli të tërhiqte ekipin dhe ishte i dobishëm në krijimin e disa rasteve.

Mendoja se ishte perfekt, por do të më pëlqente të punoja me të në lidhje me pozicionin jashtë loje. Në atë pjesë po në nervozonte sepse ai ka shpejtësinë e duhur në start dhe nuk ka pse të qëndrojë në pozicion jashtë loje”, u shpreh Mekoist. Mekoist ka qenë ish-sulmues i Rejnxhërs teksa ka regjistruar 251 gola me fanellën e klubit legjendar, ndaj edhe fjalët e tij për Kamberin marrin një tjetër kuptim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: