Connect with Us

Europa League, 45 minutat e para/ Inter dhe United zgjidhin kualifikimin

Sport

Europa League, 45 minutat e para/ Inter dhe United zgjidhin kualifikimin

Publikuar

-

Interi po përballet në “San Siro” me Ludugorets, ndeshje që zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të frikës nga koronavirusi (ndeshja e parë përfundoi 2-0 për zikaltrit). Bullgarët kanë surprizuar duke kaluar në avantazh në minutën e 26-të, por avantazhi i tyre zgjati gjashtë minuta.

Braziliani Cicinho hodhi një top në zonën zikaltër nga krahu i djathtë dhe patrioti i tij, Oliveira Souza mposhti Padellin. Skuadra e Contes reagoi dhe barazoi shpejt ndeshjen. Biraghi mori një pasim nga Eriksen dhe shënoi me anë të një diagonale.

Manchester United po luan në “Old Trafford” kundër Club Brugge (1-1 ndeshje e parë) dhe ka kaluar në avantazh. Miqtë mbeten me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe të mbrojtësit Deli, i cili shkaktoi edhe penallti.

Bruno Fernandes nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 27-të, ndërsa Ighalo realizoi të dytin në minutën e 35-të. Goli i parë me United për sulmuesin nigerian, i cili shfrytëzoi një asist të Juan Mata.

Rezultatet e plota të ndeshjeve të tjera:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: