Connect with Us

Europa League/ Inter dhe United kualifikohen me lehtësi, Arsenali shkon në shtesë

Sport

Europa League/ Inter dhe United kualifikohen me lehtësi, Arsenali shkon në shtesë

Publikuar

-

Inter ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj bullgarëve të Ludogorets për të kaluar në fazën e 1/8 të Europa League.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, në një San Siro të boshatisur në kuadër të masave për koronavirusin, mposhti me rezultatin 2-1 kundërshtarët modestë, falë golave të Biraghi dhe Lukaku, të cilët përmbysën golin e Oliveira-Souza.

Të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e parë.

Ndërkohë, Manchester United shkatërroi 5-0 Club Brugge, në një ndeshje që u zgjidh që në pjesën e parë, kur njëri nga lojtarët e ekipit belg u ndëshkua me karton të kuq pasi vendosi të marrë rolin e portierit dhe ndaloi me dorë në zonë një goditje që po shkonte drejt portës.

Penalltia e Bruno Fernandes i hapi derën goleadës së ekipit anglez, që shënoi edhe 4 herë të tjera me Ighalo, McTomminay dhe Fred (2 herë).

Në “Emirates”, koha e rregullt mes Arsenalit dhe Olympiakosit u mbyll 0-1 për grekqt, aq sa kishin fituar anglezët në ndeshjen e parë. Ndeshja shkon në kohë shtesë, nëse nuk ka ndryshim rezultati do të vendosin penalltitë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE