Sport
Europa League/ Nuk zhgënjejnë të mëdhatë, ja ekipet që sigurojnë biletën për fazën tjetër

Roma ka siguruar pa probleme kalimin për në raundin e 1/8-ave të Europa League, pasi ka marrë një barazim 1-1 në fushën e Gent, ndërsa në ndeshjen e parë kishte triumfuar 1-0. Golit të David në minutën e 25-të, iu kundërpërgjigj menjëherë Kluivert, i cili vuri baraspeshën në të 29-tën. Pjesa tjetër e ndeshjes u administrua mjaft mirë nga italianët.
Bayer Leverkusen ishte triumfi që bëri më shumë zhurmë, me gjermanët që “hoqën qafe” shumë lehtë Porton me një fitore 1-3 në “Dragao”, duke festuar kualifikimin me spektakël. Protagonist absolut Kai Havertz, me dy asist dhe një gol.
Wolfsburg dhe Basel triumfuan edhe në ndeshjet e dyta ndaj Malmos dhe Apoelit, duke kaluar pa probleme. Wolves gjithashtu pati një kualifikim pa probleme, teksa u mposht në Spanjë 3-2 me Espanyol, por ndeshja e parë kishte përfunduar 4-0 në favorin e tyre.
LASK Linz mori një kualifikim historik ndaj Alkmaar, me austriakët që triumfuan 2-0 në shtëpi. Sportingu i Lisbonës dhe Basaksehir, i janë drejtuar shtesës, pasi 90 minutat përfunduan 3-1 për turqit, i njëjti rezultat me atë të një jave më parë në Portugali.
REZULTATET
Basaksehir – Sporting 3-1
Basel – Apoel 1-0
Espanyol – Wolves 3-2
Porto – Bayer Leverkusen 1-3
Gent – Roma 1-1
LASK Linz – AZ Alkmaar 2-0
Malmo – Wolfsburg 0-3